Futboll Sport

DALIN PAMJET/ Rrahje e tmerrshme mes futbollistëve dhe policëve në Copa Libertadores

Ndeshja mes Atletico Mineiros dhe Boca Juniors në Copa Libertadores u prish nga skenat e shëmtuara dhe tronditëse të dhunës, pasi futbollistët e kësaj të fundit u përleshën me policinë në detyre pas një vendim polemik të VAR-it.

Boca ra nga Copa Libertadores në rrethin e 16 më të mirëve të martën mbrëma, pasi u mposht në penallti nga Atletico Mineiro në Belo Horizonte, raporton Gazeta Express.

Futbollistët e Bocas u ankuan se iu shfuqizua pa të drejtë një gol i rregullt gjatë ndeshjes dhe zemërimin e tërbimin nga humbja 3:1 në penallti e shfryen pas ndeshjes në tunel.

Pas ndeshjes, disa lojtarë të Bocas, përfshirë ish-mbrojtësin e Manchester Unitedit Marcos Rojo, u përpoqën të futeshin dhunshëm në zhveshtoren e Mineiros për t’u ballafaquar me gjyqtarët.

Objekte si fikës zjarri dhe barriera metali u hodhën nga lojtarët e Bocas në drejtim të derës së dhomës së gjyqtarëve, duke bërë që policia të ndërhyrje për ta qetësuar situatën.

Policia përdori gaz lotsjellës ndaj disa lojtarëve dhe anëtarëve të stafit të Bocas dhe raportohet se do të ketë arrestime në mesin e të përfshirëve në përleshje.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Strakosha e Kumbulla, kuqezinjtë mes yjeve që dalin të lirë në Serinë A

Delo.autor

DUAN SUPERLIGËN/ Tension dhe pretendime për 11 metërsh, Vllaznia “mbyt” edhe Dinamon (VIDEO)

Isa.Autor

E FUNDIT/ Kaos në Serie A. COVID-19 prek dhe Romën

Delo.autor

Leave a Comment