Futboll La Liga Sport

DËSHTOI NË BOTËROR/ Messi rikthehet në stërvitje tek BARCELONA me Pique, Alba…

Leo Messi, Gerard Piqué, Jordi Alba dhe Sergio Busquets u janë rikthyer këtë mëngjes përgatitjeve të tyre për sezonin e ri. Ata kanë kaluar testet e zakonshme analitike dhe fizike, që nga ora 09:00, ndërsa këtë pasdite do të kryejnë trajnimin e parë në “Ciutat Esportiva Joan Gamper”, në Sant Joan Despí, në orën 18:30.

Në këtë mënyrë vazhdon përfshirja graduale e lojtarëve të Barçës, që morën pjesë në Kupën e Botës në Rusi. Marc-André ter Stegen zbarkoi këtë të diel pasdite në Dallas, për të filluar stërvitjet në SHBA, ku skuadra katalanase po zhvillon një turne, në të cilin ka ende dy ndeshje për të luajtur: kundër Romës të marten, në Dallas, dhe kundër Milanit, të shtunën, në Santa Clara.

Luis Suarez, Coutinho, Mina, Vermaelen, Umtiti, Dembélé dhe Rakitic duhet të bashkohen së shpejti. Pas këtyre dy angazhimeve, Barcelona do të luajë tashmë ndeshjen e parë zyrtare të sezonit të ri. Do të jetë Superkupa e Spanjës, ajo që do ta vërë skuadrën e Valverde kundër Sevilla, më 12 gusht, në qytetin e Tanger (Marok).

Related posts

NUK KA MË DILEMA/ Në Turqi zbardhin të ardhmen e Muçit

F.autor

Formacionet Arsenal – City (FOTO)

Q.Autor

Formacioni i futbollistëve pa ekip: Edhe dy kampionë nga Championsi (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment