Futboll Seria A Sport

Juventusi “i ri” zbret në fushë, Emre Can bie në sy, por edhe disa të rinj!

Në miqësoren – nëse mund të quhet kështu, pasi termi korrekt do të ishte stërvitoren – e parë të sezonit 2018-2019, Juventusi “shëtit” 4-0 ndaj diletantëve të Çisolës. Me këmbë të rënduara, si pas pushimeve dhe punës së fortë të zhvilluar këto ditë me Alegrin, bardhezinjtë kanë hasur pak vështirësi në fillim, teksa ndeshja ka zgjatur jo më shumë se një orë.

Festa e parë, ose gëzimi i parë, për Emre Xhan, që ka shënuar. Kanë zbritur në fushë edhe Kanselo në të djathtë dhe Sandro në të majtë, ndërsa në qendër Kielini dhe Rugani. Pjaniç dhe Markizio në mesfushë, teksa janë aktivizuar edhe të rinjtë Kastanos, Beltrame dhe Klemenca.

Pikërisht Kastanos ka shënuar, pas një inkursioni të Markizios. Goli i tretë kishte autor Sandron, teksa e mbylli Luka Klemenca 4-0 përfundimtare. Për t’u sinjalizuar edhe një gol që iu anulua Beltrames.

 

Related posts

Surpriza, kompania CVC dhe Ecclestone kërkojnë të blejnë Moto GP

Sadik.Autor

COPPA ITALIA/ Interi harron humbjen në derbi, mposht Romën dhe kualifikohet në fazën tjetër

Delo.autor

Paris Saint Germain – Montpellier/ Publikohen formacionet zyrtare, rikthehet Neymar

Q.Autor

Leave a Comment