Futboll Premier League Sport

Jose Mourinho hedh “dorashkën” e sfidës për Paul Pogba…

Jose Mourinho ka “sfiduar” Paul Pogba që ai të paraqesë të njëjtën formë si gjatë Kupës së Botës 2018, edhe në sezonin e ardhshëm me Manchester United.

Mesfushori ka qenë një nga pikat kyçe te Franca në “Rusi 2018”, ku triumfoi me ekipin e drejtuar nga Deschamps. Mourinho shpenzoi 100 milionë euro për ta marrë nga Juventus në verën e vitit 2016, por te Manchester United, Pogba ka qenë poshtëm nivelit të pritshmërive dhe nuk i ka shpëtuar kritikave të trajnerit.

“Fakti që fitoi Kupën e Botës është diçka pozitive. Paul u shpall për herë të parë kampion i botës dhe unë uroj që ta ketë kuptuar se sa futbollist i aftë është. Ai ishte i shkëlqyer për Francën, sidomos në ndeshjet me eliminim direkt dhe është i detyruar të luajë në të tillë mënyrë edhe në sezonin e ardhshëm me Manchester United. E sfidoj të tregoj që është ndër më të mirët e planetit.” – tha Mourinho.

Më pas, trajneri i “djajve” shtoi: “Pogba nuk do të luajë me ne në ndeshjen e parë të sezonit ndaj Leicester dhe në asnjë nga miqësoret e verës, sepse do të jetë me pushime. Nga fillimi i shtatorit, ai do të jetë me forca të plota dhe unë pres të luajë një shkallë më lart se në dy vitet e fundit.”

Related posts

PIRLO MERR LAJMIN E MIRË/ “Bardhezinjtë” rikuperojnë tre lojtarët për sfidën ndaj Udineses, rikthehen…

Delo.autor

PAS HUMBJES HISTORIKE NDAJ “DEMAVE”/ Trajenri Gega: Kukësi ka nevojë për përforcime në të gjitha repartet

Delo.autor

DERBI I VOGËL/ Rinis epoka “Superligë” për Tiranën, starton sfida me Kamzën

Isa.Autor

Leave a Comment