Futboll La Liga Sport

OPERACIONI “FSHESA”/ Barcelona ka 160 milionë arsye për të buzëqeshur

Nëse dilema e madhe është Leo Messi dhe e ardhmja e tij, realiteti i Barcelona-s është i lidhur me projektin për të kursyer sa më shumë të jetë e mundur.

Përtej shumave që mund të fitohen me klauzolat për prishjen e parakohshmë të kontratës, largimet e kërkuara nga klubi dhe të miratuara nga Koeman, kanë filluar t’i japin që tani pak oksigjen arkave blaugrana.

Lamtumirat e Rakitic dhe Arthur, plus ajo e Vidal, që pritet të vijë shumë shpejt, do ta bëjnë klubin të kursejë 40 milionë euro për sezonin e ardhshëm.

Siç shkruan SportMediaset, nëse llogarisë i shtohen edhe kursimet që mund të vijnë nga largimet e mundshme të Messi-t dhe Suarez, atëherë flitet për një kursim 120 milionë euro.

Një rezultat shumë i mirë në aspektin ekonomik, po në atë teknik? Koeman deri tani ka treguar se nuk është shumë i lidhur me ekipin aktual të Barçës.

Siguritë e pakta kanë lidhje me mesfushën, që do të komandohet nga Pjanic dhe De Jong. Ndërsa në sulm do të jetë blerja e re Trincao.

Pjesën tjetër të skuadrës do ta zbulojmë në momentin që Barcelona do të fillojë të blejë.

Related posts

Tirana “arkëton” titullin që nuk do ta kishte dashur kurrë

Sadik.Autor

“FLAMURTARI NUK ËSHTË MIRË…”/ Legjenda Sokol Kushta shpërthen ndaj Idrizit: Iku dhe Berluskoni, por Milani nuk vdiq

Delo.autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Valladolid-Real Madrid. Rezultati 0-1

Delo.autor

Leave a Comment