Futboll Seria A Sport

Drejtori i Juves rrëfen detajet: Ideja e “çmendur” për blerjen e Ronaldos lindi pas…

Drejtori teknik i Juventusit, Fabio Paratiçi, rrëfen detajet se si nisën bisedimet për të kryer transferimin e shekullit, që do të dërgonte në Torino, yllin portugez Kristiano Ronaldo. Në një intervistë për “Sky Sport”, Paratiçi deklaron: “Ideja e “çmendur” për blerjen e Ronaldos, lindi pas ndeshjes çerekfinale që zhvilluam me Real Madridin, këtu në Torino, në të cilën Kristiano u duartrokit nga tifozët tanë pas golit që shënoi.

Gjatë asaj jave, bisedova me agjentin e tij dhe më tha që Kristianos i kishte bërë shumë përshtypje duartrokitja e tifozëve bardhezi, dhe një ditë do të dëshironte të luante për Juventusin. Unë i thashë që duket si një fantazi, por më pas kur u takuam për çështjen e Kanselos, biseduam më gjerë dhe aty kuptova që nuk ishte më thjesht një fantazi, por gjërat filluan të bëhen konkrete, duke hapur rrugën e transferimit të lojtarit më të mirë në botë në skuadrën tonë.

Më pas bisedova me presidentin dhe nisëm tratativat me Realin e Madridit. Kur dy institucione futbolli, si Real Madrid dhe Juventus kërkojnë të gjejnë marrëveshjen gjithçka bëhet më e thjeshtë”, deklaroi Paratiçi.

Related posts

TARE GODET SËRISH/ Lazio arrin akordin me David Silvën dhe sulmuesin shqiptar

Delo.autor

SFIDA NDAJ GENOAS NË “SAN SIRO” PA TIFOZË/ Trajneri Pioli dëshiron të studiojë stadiumin bosh

Delo.autor

PLAS TEK REAL MADRID/ Drejtuesit kundër Sergio Ramos, Perez ka gati 2 zëvendësuesit

Delo.autor

Leave a Comment