Futboll Seria A Sport

DRITË NË FUND TË TUNELIT/ Milan mendon të afrojë një “BOMBER” për sulmin

Alvaro Morata, pas një sezoni te Chelsea, do të dëshironte që të kthehej në Itali për të rifilluar një sezon që i kushtoi Botërorin e Rusisë. Lojtari me aktivizimin e tij të dobët te “Blutë e Londrës”, humbi ftesën për t’u thirrur nga kombëtarja spanjolle për finalet e Botërorit.

Natyrisht, Milan është në ndjekje të situatës dhe po mendon që të bëjë një ofertë për ta rikthyer atë në Siere A. Por, për ish-sulmuesin e Real Madridit dhe Juventus-it, “Blutë e Londrës” tashmë kërkojnë 60 milion euro që të lënë të lirë lojtarin. Shumë që për klubin e pozicionuar në rrugën “Aldo Rossi” është natyrisht e lartë pas problemeve ekonomike që ka pasur këtë verë.

Por, në rast se do të ketë largime, siç bëhet fjalë për Nikola Kalinic, Carlos Bacca dhe Andre Silva apo dhe ndoshta një lamtumirë të mundshme nga Leonardo Bonucci, Jesus Joaquin Suso dhe Gianluiggi Donnarumma, atëherë arka e kuqezinjve do të ketë realisht mundësi për të bërë një goditje të tillë në merkaton e verës.

Chelsea që tashmë është në duart e italianit Maurizio Sarri, pritet që të bëjë këtë lëvizje në rast se do të dojë të afrojë në “Sanford Bridge” një gjigant si Gonzalo Higuain, një nxënës i trajnerit në fjalë.

Suso – Por, mes klubeve në fjalë mund të ketë edhe marrëveshje për të arritur akordin që flitet më sipër. Mediat britanike shkruajnë se londinezët kërkojnë shërbimet e Suso-s, i cili ka bërë një sezon të pëlqyer në Serie A, aty ku ka fituar edhe vëmendjen e Sarri-t. Në rast se do të kishte një shkëmbim të tillë, atëherë kostoja për kuqezinjtë do të ishte më e vogël.

Related posts

“ZONJA E VJETËR” NUK DORËZOHET/ Juventus sakrifikon 3 lojtarë për yllin Pogba, ja emrat

Delo.autor

E BUJSHME NGA ANGLIA/ Manchester United hedh “grepat” për mbrojtësin e Kombëtares…

Delo.autor

Lisandro Lopez: Inter, një ëndërr

Q.Autor

Leave a Comment