Futboll Premier League Sport

PRAPASKENA/ Naby Keita zbulon pse zgjodhi Liverpool përpara Bayern Munchen

Naby keita ka zbuluar arsyen përse nuk ka shkuar te FC Bayern Munich. Duke filluar nga sezoni i ri, ai do të veshë fanellën me nr. 8 të Liverpool.

“Është e vërtetë që të dy klubet ishin interesuar për mua. Një rol të rëndësishëm ka luajtur trajneri. Kishim biseda të mira. Ajo që tha për projektin këtu më bindi,” shprehet Keita nëpërmjet Guardian.

Përveç Klopp, ka qenë edhe Sadio Mane ai që ka bindur ish-lojtarin e Leipzig të zgjidhte të Kuqtë: “Sadio është si një vëlla. Kemi luajtur për nëntë muaj së bashku te Salzburg dhe kemi krijuar një lidhje vëllazërore.

“Ai më ka thënë vetëm gjëra të mira për Liverpool duke më përshkruar zhvillimin e tij si lojtar,” vijon Keita.

“Që kur kam nënshkruar me Liverpool, babai më ka treguar për adhurimin që ka për klubin. Që kur isha fëmijë unë kam veshur ngjyrat e kuqe të Liverpool dhe kam luajtur futboll nëpër rrugë.”

Related posts

LAZIO E HALLAKATUR NË MBROJTJE/ Atalanta e trondit me 3 gola në 41 minuta. Gosens-Hateboer fantastikë (VIDEO)

Delo.autor

NDESHJA NDAJ CLUB BRUGGE/ “Los Blancos” për fitore dhe rekord historik

Delo.autor

I HABIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Presidenti i Atletico Madrid: Na mungon firma me “Pleshtin”

Delo.autor

Leave a Comment