Futboll Sport

Lippi: Po lindin “Zota” të rinj në futboll, do zëvendësojnë Messin dhe Ronaldon

Paraqitja e Kylian Mbappe në Kupën e Botës së kësaj vere me Francën tregon se “po lindin perëndi”, thotë Marcello Lippi, duke pasur parasysh edhe eliminimin e hershëm nga ky turne të Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos. Të dy figurat legjendare të epokës moderne pritej të ndriçonin “Rusia 2018”, në atë që potencialisht mund të ishte qëllimi i tyre i fundit për lavdi globale me kombet e tyre përkatëse.

Megjithatë, Argjentina dhe Portugalia nuk kishin gjasa të sfidonin drejt finales, madje edhe prania e fituesve të shumëfishtë të “Topit të Artë” nuk ishte në gjendje t’i frymëzonte ato. Është sugjeruar se nuk do të ketë pasues të denjë për Messi dhe Ronaldon, që dominojnë gjithçka prej një dekade, por Lippi beson se një brez i ri, i udhëhequr nga Mbappe, është tashmë në krye.

Trajneri aktual i Kinës, i cili e udhëhoqi Italinë drejt fitimit të Kupës së Botës në vitin 2006, i tha “Gazzetta dello Sport”: “Një gjë me të cilën nuk pajtohem, është “rënia e zotave”. Messi dhe Ronaldo nuk kanë rënë, kanë qenë më të mirët për 10 vite dhe do të jenë ende në krye. Por, po lindin zotat e tjerë, si Mbappe”.

Sulmuesi i PSG ka marrë krahasime me legjendën e Brazilit, Ronaldo, me shfaqjet e tij në turneun e kësaj vere, dhe Lippi pajtohet se 19-vjeçari është i prerë nga e njëjta “pëlhurë” si “Fenomeni”. Ai shtoi: “Po, ai duket si Ronaldo. Ai lëviz me atë shpejtësi të jashtëzakonshme me topin në këmbë. Ka cilësi të pabesueshme dhe, të mos harrojmë, ka një ekip të fortë përreth tij, ku bëjnë pjesë Antoine Griezmann dhe Paul Pogba”.

Pogba është një tjetër lojtar, që ka impresionuar me Francën, ndërsa mesfushori i Manchester United ka qenë në gjendje t’i kthejë një “vesh të shurdhër” kritikëve të tij. Ai është parë më shumë si lojtari që shpërtheu në skenën globale te Juventusi. Ish-trajneri i bardhezinjve, Lippi, tha për Pogba: “Ai bën gjëra pak më ndryshe nga sa ishte TE JuventusI, por është admiruar nga grupi. Kjo është ajo që Messi nuk e kishte. Leo nuk bie poshtë, është Argjentina, që nuk është më një ekip i madh”.

E njëjta akuzë mund të funksionojë edhe për Italinë, pasi ajo nuk arriti të kualifikohej për në “Rusia 2018”. Një disfatë në “play-off” ndaj Suedisë i ka lënë axurrët ta shikojnë nga larg Botërorin, me Lippin që pranuar se ka shumë keqardhje në atdheun e tij për këtë: “A rritet kjo keqardhje për Italinë? Për fat të keq, po. Ajo do të kishte bërë mirë në Botërorin e Rusisë, sepse ka ende cilësi.

Ka 1000 reflektime, që mund të bëni për humbjen ndaj Suedisë, por në 90 vite ne nuk kemi arritur të kualifikohemi vetëm dy herë në finalet e një Botërori, ndërsa e kemi fituar katër herë Kupën e Botës, duke e humbur një finale me penallti. Për të ardhmen ka të rinj të mirë dhe një trajner inteligjent, si Roberto Mancini, i cili mund të bëjë gjëra të rëndësishme”.

Related posts

KËRKON PËRFORCIME NË EKIP/ Manchester United merkato në Torino, do yllin e Juventus! (EMRI)

Delo.autor

ZYRTARE/ Milan niset drejt Irlandës dhe lë në Itali investimin historik të Elliott

Delo.autor

“DY EKIPET DHANË MAKSIMUMIN”/ Flet presidenti Duka: Incidenti para ndeshjes i shëmtuar, uroj të…

Delo.autor

Leave a Comment