Futboll Kombëtarja Sport

GRINTË DHE EMOCIONE/ Fitore për moral e Shqipërisë U-17, Azerbajxhani e mbyll me 8 lojtarë

Kombëtarja U-17 e Shqipërisë ka luajtur ndeshjen e tretë në grup kundër Azerbajxhanit, e vlefshme për Kualifikueset e Europianit. Skuadra e drejtuar nga trajnerit, Dzemal Mustedangiç, pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para, ka arritur të marrë tre pikë në sfidën e fundit, pas fitores 1-0 ndaj Azerbajxhanit.

Skuadra kuqezi zhvilloi një takim përgjithësisht pozitiv, edhe pse rivali nuk ishte më mirë se sa ne. Ndëshkimi me dy kartona të verdhë i Shikhamirov, bëri që miqtë të mbeten me një lojtar më pak në minutën e 34`. Nga kjo gjendje përfituan kuqezinjt e vegjël, të cilët në minutën e 44` do të gjenin dhe golin e avantazhit.

Ishte një penallti e fituar nga skuadra jonë, e ekzekutuar mirë nga Mitaj, që i dha fitoren minimale skuadrës së Mustedanagiç. Me shifrat 1-0 për Shqipërinë U-17, do të mbyllej ky takim, pasi as në pjesën e dytë nuk do të ndryshonte asgjë. Sakaq në Grupin 8, dy skuadrat që kalojnë për në Elite Round janë Republika Çeke dhe Norvegjia.

Të dyja këto ekipe luajtën këtë të hënë, teksa çekët fituan gjithashtu minimalisht ndaj nordikëve me rezultatin 1-0. Kështu skuadra U-17 e Çekisë e kaloi grupin me 9-të plota duke mbajtur vendin e parë, ndërsa Norvegjia me gjashtë pikë kaloi si e dyta e grupit.

Ndërkohë skuadra e Azerbajxhanit do e mbyllte takimin e sotëm edhe me dy kartonë të tjerë të kuq. Musayev në minutën e 90+3` dhe Muharramov në minutën e 90+4`, janë dy futbollistët e ndëshkuar për Azerbajxhanin.

Related posts

KUPA E BOTËS/ Nigeria barazon shifrat ndaj Argjentinës

Sadik.Autor

“VEZUVI SHPËRTHEU”/ Turpi i tifozëve të Interit, thirrje raciste ndaj napoletanëve

Delo.autor

MBROJTËSI BRAZILIAN DREJT LARGIMIT NGA REALI/ E ardhmja e Marcelos mes Juventus dhe Inter

Delo.autor

Leave a Comment