Futboll Sport

“ËSHTË NJË PENGESË QË DUHET…”/ Salihamidzic: Tani kemi vetëm një gjë në mendje

Drejtori sportiv i Bayern Munich, Hasan Salihamidzic, ka theksuar se bavarezët nuk shikojnë përtej ndeshjes që do të luajnë në Champions League kundër Chelsea-t.

Bayern e ka fituar me rezultatin 3-0 ndeshjen e parë të 1/8-ave kundër londinezëve.

Megjithatë, Salihamidzic ka thënë se:

“Mendoj se duhet të përqendrohemi te ndeshja e radhës. Është një pengesë që duhet ta kalojmë, vetëm më pas mund të mendojmë për skuadrat me të cilat do të na duhet të përballemi”.

“Është e qartë se ndeshjet nuk do të jenë aspak të lehta. Ne mendojmë vetëm për Chelsea-n”.

“Duhet të përgatitemi për këtë ndeshje me besim në vete, natyrisht, por nuk mund ta nënvlerësojmë Chelsea-n”.

Fituesja e Bayern-Chelsea do të përballet në çerekfinale me fituesen e Barcelona-Napoli.

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA ARGJENTINA/ PSG përgatit super ofertën për “Jashtëtokësorin”!

Delo.autor

ITALI-BELGJIKË FINALE E PARAKOHSHME? Ja se si e parashikon Conte, i cili mundi belgët në 2016

Delo.autor

“VAR DO TË VENDOSET PËR TË GJITHË KATEGORINË SUPERIORE”/ Duka: Objektivi është të fillojmë…

Delo.autor

Leave a Comment