Futboll Sport

Edgar Çani nuk duket, dy lojtarë me probleme te Partizani

Partizani luan të enjten kundër skuadrës së Maribor, ndërkohë që për stafin teknik grupi nuk ka qenë i plotë në seancën e fundit. Dy prej lojtarëve titullarë në takimin e parë me sllovenët kanë shfaqur probleme. Mbrojtësi Egzon Belica nuk është stërvitur me grupin dhe duhet parë nëse do të jetë i gatshëm për të enjten. Veç tij probleme ka pasur edhe mesfushorin Esat Mala. Shtatshkurtri ka punuar i diferencuar, por mendohet se do të rikuperohet në kohë dhe do të mund të luajë nga minuta e parë edhe në takimin e kthimit me Mariborin. Pjesa tjetër e ekipit është gati për stafin teknik, që duhet të përcaktojë edhe formacionin që do të sfidojë sllovenët të enjten.

EDGAR ÇANI – Sulmuesi nuk stërvitet prej ditësh me të kuqtë. Trajneri Skënder Gega u shpreh para ndeshjes me Maribor se nuk e kishte përfshirë atë në listë për shkak se nuk ka gjendjen e duhur. Tanimë ai as që po stërvitet me ekipin, çka e lë edhe më mbrapa me përgatitjet. Gjithsesi klubi i kuq është ai që ekskluzivitetin për të vendosur për dhënien e lejeve për lojtarët dhe për Çanin thuhet se i është dhënë një e tillë. Në fakt duket e çuditshme dhe palët duhet të gjejnë gjuhën e përbashkët për të ndërprerë kontratën, pasi zor se mund të bashkëpunojmë më për sezonin e ardhshëm. Sigurisht që sulmuesi nuk do të pranojë të ikë pa dëmshpërblim, pasi edhe vlera e tij në treg ka rënë dhe asnjë klub nuk mund t’ia ofrojë atë që merr te Partizani momentalisht.

Related posts

RONALDO NUK PO SHËNON/ Statistikat e bëjnë optimist Allegrin për disa arsyje

Isa.Autor

ZHDUKJA E EMILIANO SALA/ Rifillojnë kërkimet. Ja çfarë ndodhi me pilotin e dytë (FOTO)

Delo.autor

SHKËLQU ME ATALANTËN/ Flet Gësens: Jam i fokusuar tek Gjermania, të ardhmen do ta vendos…

Delo.autor

Leave a Comment