Futboll La Liga Sport

REALI FITON NDAJ SEVILLAS/ Benzema nderon madrilenët

Real Madridi ka mposhtur Sevillën mbrëmjen e sotme me rezultatin minimal 0-1. Los Blancos e filluan ndeshjen mirë duke rrezikuar portën kundërshtare disa herë më anë të Eden Hazard, Karim Benzemas dhe Dani Carvajal, mirëpo goditjet e tyre nuk ishin të sakta.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, derisa në pjesën e dytë madrilenët ishin më kërkues. Pas një harkimi perfekt në zonën e rreptësisë nga Carvajal, Benzema shënoi me kokë në minutën e 64-të.

Pas javës së pestë, Real Madridi pozicionohet në vendin e dytë me 11 pikë, aq sa ka edhe Athletic Bilbao në të parin, ndërsa në xhiron e gjashtë madrilenët do të përballen me Osasunan.

Related posts

MERKATO E VERËS/ Ditë prezantimesh tek Tirana, “bardheblutë” gati firmën me Majkëll Ngoo dhe…

Delo.autor

MILAN MBËRRIN NË PRISHTINË/ Tifozët kore kundër “Zonjës së Vjetër” (VIDEO)

Delo.autor

ZYRTARE/ Alban BUSHI zyrtarizon listën për ndeshjen kundër Spanjës, ja risitë te U-21 (LISTA)

Isa.Autor

Leave a Comment