Sport Të tjera

Italiani Michele Gazzara fiton etapën e parë të Turit të 75-të Çiklistik

Ka nisur sot edicioni i 75-të i turit Çiklistik të Shqipërisë, eventi më i rëndësishëm i biçikletës në vendin tonë, organizuar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit. Sot është zhvilluar etapa e parë, ajo Tiranë-Korçë, 163km e gjatë, një etapë mikse, me terren fushor, malor dhe disheza, e dominuar nga çiklisti italian Michele Gazzara që ka garuar pothuajse gjatë gjithë kohës i vetëm. Ai jo vetëm që ka mbërritur i pari në Korçë, por ka dominuar edhe në maloret e Qafë Thanës e Qafë Plloçës, duke fituar pikët e para edhe në renditjen malore, ku dhe hodhi bazat e triumfit të sotëm.

Çiklisti i skuadrës së Sangemini, ishte vazhdimisht në krye të garës, duke krijuar një shkëputje që në maloren e vështirë të Qafë Thanës, duke administruar më pas avantazhin e krijuar deri në Korçë, duke u rezistuar sulmeve të grupit të madh edhe në maloren e Qafë Plloçës. Gazzara ka mbërritur i vetëm në finish në Korçë pas gati 4 orësh, ndërsa në vendin e dytë u klasifikua çiklisti kroat Bruno Maltar, pas më shumë se 1 minute. Ndërsa i treti që preu vijën e finish ishte italiani i San Anxhelini, Anontio Disanten.

Nesër do të zhvillohet etapa e dytë e Turit të 75-të Çiklistik, ajo Korçë-Elbasan, 195km e gjatë, etapa më e gjatë e këtij edicioni jubilar, ku marrin pjesë 76 çiklistë nga 13 skuadra. Shqipëria përfaqësohet në këtë turne me ekipin kombëtar, të përbërë nga çiklistët Klidi Jaku, Xhuliano Kamberaj, Ridion Kopshti, Besmir Banushi, Iltjan Nika, Kristel Sota, Marolino Hoxha e Redi Halilaj. Në total, çiklistët do të përshkojnë 805km.

Etapa 1, Tiranë – Korçë, 163km (renditja)

1-Michele Gazzara (Itali),              Sangemini                       3h58’10”

2-Bruno Maltar (Kroaci),               Meridiana                       3h59’22”

3-Antonio Disanten (Italia),         Sanangelini                     4h01’19”

Turi i 75-të Çiklistik i Shqipërisë

19 maj – Etapa 1, Tiranë – Korçë, 163km (fitues, Michele Gazzara)

20 maj – Etapa 2, Korçë – Elbasan, 195km

21 maj, Etapa 3, Elbasan – Vlorë, 166km

22 maj, Etapa 4, Vlorë – Sarandë, 119km

23 maj, Etapa 5, Sarandë – Fier, 162km

Related posts

“KJO TAKTIKË E KANE ËSHTË NJË SHEMBULL I KEQ PËR TË RINJTË”/ Vjen sulmi i papritur nga Anglia për yllin e Tottenham

Delo.autor

Reali mund ta mposhtë Barcelonën dhe ta fitojë La Ligën! Ja se si!

Sadik.Autor

Shevçenko: Shqipëria rrezikoi pak, jam i kënaqur

Sadik.Autor

Leave a Comment