Futboll Sport

ELEMINIMI NË BOTËROR/ Menaxheri i LOW SULMON OZILIN: E ndërtoi ai këtë KAOS

Mesut Ozil dhe lamtumira e tij nga Kombëtarja gjermane ka bërë shumë bujë, aq më shumë me një letër të gjatë të lëshuar nga vetë futbollisti ku akuzonte këdo, madje ndihej edhe i vënë në shënjestër për racizëm. Por ky vendim nuk ka kapur të papërgatitur vetëm federatën dhe pjesëtarët e saj, por mesa duket edhe vetë trajnerin Joakim Lëv, i cili po pushon këto ditë.

Gjithsesi, në lidhje me këtë vendim që ka marrë 29-vjeçari i Arsenalit, është Harun Arslan, menaxheri i trajnerit të përfaqësueses, i cili ka dalë në kundërsulm të futbollistit. “Nëse Ozil po vuan prej të gjithë atij pluhuri që u ngrit ndaj tij, më vjen keq, por edhe Lëv u kap në befasi.

Gjithsesi, të takosh vetëm një muaj përpara Botërorit presidentin turk, nuk më duket si diçka që ka qenë e rastësishme. Prandaj, Mesut Ozil ka qenë i ftuar, por në të njëjtën kohë nuk ka dashur që të shmangë absolutisht këtë gjë, madje duke i dhuruar edhe fanellën e tij. Dhe jam i bindur kur them që nëse do ta kishte refuzuar këtë takim, nuk është se do të hynte në luftë me dikë. Nuk besoj as që Erdogani e ka detyruar me forcë që ta bënte këtë gjë.

Unë e di gjithashtu që Mesut është një person shumë i rezervuar, madje edhe tepër i sigurt në vetvete, duke qenë se edhe Gjermaninë kundrejt Turqisë nuk është se ia detyruan, por ai ishte i bindur 100 për qind për zgjedhjen e tij. Gjithsesi, në fund, edhe letra e tij nuk është se duhet marrë si akuzë direkte apo si kërcënim. Ndoshta ka qenë një shpërthim emocionesh të momentit, ndonëse për foton me Erdoganin ishte ai fajtori”

Related posts

PREMIER LEAGUE/ Surprizon Wilshere, gati rinovimi me Arsenalin

Sadik.Autor

FITOI TRIPLETËN ME INTER/ Ish-mesfushori pranë stolit të skuadrës së Serisë A…

Delo.autor

TRIUMFOI ME GOLEADË KUNDËR BYLIS/ Majkëll Ngo surprizon “bardheblutë”, ja ku është shfaqur

Delo.autor

Leave a Comment