Sport Të tjera

Federer: Keqardhje për zhgënjimin në Wimbledon, nuk ishte dita ime me fat

Roger Federer ka folur për herë të parë për mediat pas eliminimit në çerekfinalet e grand slemit të Wimbledon, duke mos mbrojtur dot titullin që pat fituar një vit më parë në fushat me bar të Londrës. Humbja 3-2 ndaj afrikano-jugorit Kevin Anderson ishte një surprizë për të gjithë, pasi zvicerani po fitonte 2-0 me sete, por krejt papritur erdhi përmbysja. “Nuk luajta keq ndaj Anderson, bëra një ndeshje mbi mesataren time. Ndodh shpesh që tenistët të zhvillojnë takime të tilla, pasi jo gjithnjë arrin të japësh 100% në fushë”, tha Federer.

“Kjo ishte një ndeshje që duhej ta kisha mbyllur në favorin tim pas avantazhit 2-0, por nuk arrita t’i shfrytëzoj mundësitë që m’u krijuan. Nuk dhashë atë që pritej në momentet vendimtare, nuk e ngrita nivelin tim të lojës aty ku duhej. E çuditshme, pasi edhe gjatë kohës që bëja nxehmjen ndihesha në formë. Megjithatë, ka ditë ku fitorja nuk vjen edhe pse bën gjithçka për ta arritur atë. Thjesht nuk ishte dita ime”, u shpreh Roger Federer, numri 2 në botë.

Related posts

YLLI GOMEZ DREJT LARGIMIT NGA ATALANTA/ Drejtori sportiv i Milan-it: Ne nuk duam të përfshihemi në këtë çështje

Delo.autor

Ramos flet për lëndimin e Salah, arsyetimi i tij është tejet i “çmendur”

Sadik.Autor

E BËJNË FAKT TË KRYER/ Super trajneri më 14 qershor prezantohet te Juventusi

F.autor

Leave a Comment