Futboll Premier League Sport

KLOPP TRONDIT LIVERPOOLIN/ Nuk premtoj trofe, futbolli është 90% punë dhe 10% fat

Jurgen Klopp tha se ai nuk e ka aspak problem faktin që pritshmëritë e Liverpool janë rritur shumë pasi ka shpenzuar rreth 200 milionë euro gjatë merkatos së verës.

Liverpool, që e mbylli kampionatin me 25 pikë më pak se Manchester City, është përforcuar me portierin Alisson dhe mesfushorët Naby Keita, Fabinho dhe Xherdan Shaqiri.

“Nuk është se kemi blerë një ekip të tërë dhe pavarësisht nga këto katër lojtarë na pret një sezon me të vërtetë shumë i vështirë. Padyshim që ata e kanë përmirësuar ekipin tonë, por të shohin se çfarë do të ndodhë. Unë nuk jam një nga ata që ëndërrojnë me sytë hapur. Nëse është shtuar presioni unë nuk e kam problem. Punoj po me të njëjtin drejtues, që kanë besim tek unë dhe jeta ime nuk ka ndryshuar. Edhe pa bërë këto blerje jepja maksimumin për të mirën e klubit dhe lumturisë së tifozëve. Asgjë nuk ka ndryshuar,” – tha Klopp.

Më pas, trajneri gjerman vazhdoi: “Nuk më intereson se çfarë thonë njerëzit. 90% e futbollit vendoset nga ajo që ndodh në fushë. 10% i përket fatit. 90% punë e sakrifica dhe 10% fat. Unë besoj te puna ime dhe e njerëzve që më rrethojnë. Ky është futbolli.”

Trofeu i fundit i fituar nga Liverpool ka qenë Kupa e Ligës në vitin 2012. “A mund t’i premtoj tifozëve një trofe sivjet? Padyshim që jo. Detyrua ime është t’i premtoj se do të luftojmë me të gjitha mundësitë tona, ashtu si kam bërë që në ditën e parë të punës në “Anfield”.”

Related posts

MIRATOHET VENDIMI/ Klubi i Premier League me stadium të ri, pritet të jetë 52888 vendësh. ja projekti… (FOTO)

Delo.autor

U SHARKUA nga klubi, Fassone mund të PADISË Milan

Sadik.Autor

Incidente në Korçë/ PARTIZANI “thyen heshtjen”: Marrëdheniet klub+tifozë janë një binom i… (FOTO)

Isa.Autor

Leave a Comment