Futboll Sport

Merkato e Flamurtarit/ Danilo Alves dhe “korçarët” lënë thatë trajnerin Ilir Daja

Flamurtari i nis përgatitjet sot, ndërkohë që pritet të prezantohet trajneri Ilir Daja. Marrëveshja me të është arritur prej kohësh, por ka pasur vonesa për nisjen e stërvitjes. Në Vlorë janë në kohë dhe fokusi kryesor ishte drejtuar nga merkatoja, që nisi me rinovimet e kontratave me lojtarë si Useini, Musta, Siljanovksi, Pollozhani dhe Siljanovki. Prurja e re e vetme është ajo e Idriz Bathës, i cili doli i lirë nga Partizani. Oferta e vlonjatëve ishte bindëse për mesfushorin gjirokastrit, që tanimë nis një eksperiencë të re.

LOJTARËT E SKËNDERBEUT – Flamurtari kërkonte të merrte nga korçarët disa prej lojtarëve titullarë, por nuk ia ka dalë dot. Gjithsesi akoma nuk ka asgjë zyrtare, por së fundmi është bërë me dije se Skënderbeu ka arritur të bindë jo vetëm kroatin Marko Radas, por edhe Gjergji Muzakën, Tefik Osmanin dhe Kristi Vangjelin. Kështu në Vlorë duhet të mendojnë për pista të tjera në merkato dhe për prapavijën nevojat janë të mëdha, pasi Bicaj është larguar, por edhe Franc Veliu zor se do të qëndrojë. Gjithsesi për të mësohet më shumë në seancën e sotme stërvitore.

DANILO ALVES – Brazliani e ka bërë të qartë prej kohësh: nëse kthehet në Shqipëri, Flamurtari është zgjedhja e parë. Por sulmuesi, si çdokush, do më të mirën për vete dhe ka një ofertë mjaft të mirë nga jashtë vendit. Alves e duan në Korenë e Jugut, ku do të përfitojë më shumë se 20 mijë euro në muaj, një pagë me të vërtetë e lartë. Në Shqipëri te kuqezinjtë paguhej 8 mijë euro në muaj dhe dukshëm është më e lartë ajo që i ofrohet nga një klub aziatik, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Related posts

ATY KU LOJTARËT KANË DRIDHJET E FUNDIT/ Ja dhomat e zhveshjes më të bukura në botë (FOTO)

Delo.autor

SENSUALE DHE BOMBASTIKE/ Diletta Leotta shkëlqen që në prezantimin e parë (FOTO)

Isa.Autor

PLAS TEK JUVENTUS/ Mesfushori Ramsey kritikon klubin: Në kombëtare ka metoda tjera stërvitje, aty jap gjithmonë…

Delo.autor

Leave a Comment