Futboll Sport

Fituan bindshëm ndaj Suedisë, trajneri i Anglisë ka një mesazh për djemtë e tij

Anglia sa vjen dhe bëhet më e fortë këtë Botëror. Ditën e sotme “3 luanët” kanë arritur të marrin një fitore shumë të rëndësishme 2-0 ndaj Suedisë dhe në këtë mënyrë janë në gjysmëfinale.

Padyshim që ky sukses e ka gëzuar teknikun Southgate, i cili në një prononcim për mediat është shprehur se anglezët e donin fitoren më shumë se kundërshtari.

“E dinim që ishte një ndeshje ndryshe nga ato të tjerat. Dëshira jonë ishte më e madhe se e kundërshtarit për të fituar dhe ne ia dolëm. Ne kishim më shumë cilësi dhe kualitet ndaj kundërshtarit”, është shprehur tekniku anglez.

Related posts

“DJAJTË” HYNË NË HISTORI/ Hazard me shokë priten si heronj në Belgjikë

Isa.Autor

DEL E VËRTETA/ Ish-mbrojtësi kroat zbulon: Historia MODRIC-INTER ishte…

Isa.Autor

INTER-FIORENTINA/ Conte habit me titullarët, yjet e merkatos në stol (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

Leave a Comment