Formula 1 Sport Të tjera

FORMULA 1/ Rivalitet mes Hamilton dhe Vettel në Hungari. Ja kush triumfon

Sapo ka përfunduar gara e Formula 1 dhe fitues është shpallur Lewis Hamilton, i cili ka lënë pas Vettel dhe Raikkonen.

Vettel zhvilloi një garë mjaft të mirë në pistën hungareze, por vuajti pasojat e shiut në provat zyrtare, pasi u nis në vendin e katërt.
Gjithsesi gjermani arriti të mbyllë garën në vendin e dytë, duke parakaluar pilotin tjetër të Mercedesit, Valteri Bottas, vetëm 4 xhiro para fundit të garës.

Podiumi u plotësua nga piloti tjetër i Ferrarit, Kimi Raikkonen, ndërsa finlandezi tjetër, Bottas e mbylli garën në vendin e pestë, pasi u parakalua edhe nga Ricciardo.

Hamilton kryeson renditjen për pilotë me 213 pikë tashmë, plot 24 më tepër se Vettel që e ndjek, ndonëse gara për titullin kampion mbetet ende e hapur, pasi ka edhe shumë gara për t’u zhvilluar.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Cagliari-Inter. Rezultati 1-2

Delo.autor

E KONFIRMUAR/ Shtyhet ndeshja, kaos me axhendën për shkak të Botërorit

F.autor

NDEROHET NË DUBAI/ Paratici: Juventusi është në momentin më të mirë historik, ne kemi…

Delo.autor

Leave a Comment