Formula 1 Sport

FORMULA 1/ Verstappen triumfon në Austri, në podium edhe Raikkonen e Vettel, zhgënjen Mercedes

Max Verstappen me Red Bull fitoi garën e Çmimit të Madh të Austrisë në Formula 1 të zhvilluar sot në pistën e Zwelteg, suksesi i parë sezonal për pilotin holandez, që bëri një garë të mirë dhe përfitoi nga situata e krijuara. Në vendin e dytë dhe të tretë u klasifikuan dy pilotët e Ferrari, me Kimi Raikkonen që la pas shokun e tij të skuadrës Sebastian Vettel. Një garë për t’u harruar kjo për makinën Mercedes, pasi Valtteri Bottas, që dje siguroi “pole” u tërhoq shumë shpejt për probleme në kambio, ndërsa Lewis Hamilton u tërhoq për probleme në motor 7 xhiro nga fundi, duke humbur edhe kreun e renditjes, aty ku rikthehet Vettel.

 Starti i garës dhuron mjaft surpriza, me Hamilton që merr menjëherë kreun, por vendimtar në këtë garë ishte momenti ku komisarët vendosën regjimin e makinës së sigurisë virtuale pas një aksidenti të Hulkenberg në xhiron e 17-të. Të gjithë pilotët e kreut (Verstappen, Raikkonen, Ricciardo e Vettel) hynë për të ndërruar gomat, por jo Hamilton, që e kryen këtë gjë disa xhiro më vonë dhe humbet kreun. Por kjo strategji nuk i jep sukses pilotit britanik, që në mesin e garës parakalohet edhe nga Vettel, i vetmi nga pilotët “big” që ishte pas tij. Mercedes ka probleme, Hamilton nuk është i shpejtë dhe 7 xhiro nga fundi tërhiqet për probleme në motor, ndërkohë që më herët ishte tërhequr edhe Ricciardo (Red Bull).
Mjaft interesante bëhen edhe xhirot e fundit të garës, me dy pilotët e Ferrarit që tentojnë të rikuperojnë karshi Verstappen, e ngushtojnë ndjeshëm diferencën, por pa sukses. Piloti holandez administron avantazhin dhe triumfon me meritë, korr suksesin e 4-t në karrierën e tij dhe nis festën para fansave të shumtë që kishin ardhur për ta mbështetur. Mirë u paraqit Ferrari, në podium me të dy pilotët, ndërkohë që në “top-10” u klasifikuan edhe Grosjean, Magnussen, Perez, Ocon, Alonso, Ericsson e Leclerc, që hynë në zonën e pikëve. Gara e radhës, pas një javë në Angli (pista e Silverstone).

Related posts

BOTËRORI 2022/ Polonisë i buzëqesh fati, ylli i Anglisë dëmtohet dhe braktis grumbullimin. Ja emri…

Delo.autor

MBYLLI KËMBËT BURRA/ Kante thyen “ligjet e shkencës” me këtë gol (VIDEO)

Delo.autor

Sonte rikthehet Champions League, skuadra shqiptare luan një transfertë “luksi”

Isa.Autor

Leave a Comment