Futboll Sport

Franca gati të prekë lavdinë, ja “rrugëtimi” për 90 vite i “Gjelave” deri në Rusi (FOTO)

Futbolli francez po ritkhehet në ditët e tij më të mira. Edhe pse nuk është përfaqësuesja më spektakolare në fushë, përsëri Franca i ka bindur të gjithë se e meriton kurorën e kampionit të botës.

Deschamps ka në dispozicion një brez të jashtëzakonshëm me emra si Griezmann, Pogba etj që mund të shkruajnë historinë pas 18 “thatësirë” trofesh.

Një grafik që paraqet ecurinë e “Gjelave” nga pjesëmarrja në Botërorin e parë deri më sot shikojmë se Franca ka përsuar ulje ngritje në çdo 10-vjeçar. Padyshim që epoka e Platinisë dhe ajo e Zidane mbeten periudhat më të arrira të “Bluve”. Momentet më kritike janë mesi i viteve ’70 dhe periudha 1990-1994 ku dështoi radhazi të kualifikohej në Botëror.

Që pas finales së dhimbshme të 2006, Franca ka dështuar në mënyrë të turpshme në 2008,2010 dhe 2012. Me ardhjen e ish-kampionit të botës Deschamps në 2012, Franca ka njohur një rritje të ngadaltë nga 2014 dhe më tej me finalen e humbur në shtëpi të kampionati europian të 2016. Botërori i fundit pret kampionin e ri dhe francezët janë të denjë për të.

 

Related posts

LIVERPOOL-WOLVES/ Ylli Salah përfiton nga gabimi në mbrojtje dhe zhbllokon sfidën për “Të Kuqtë” (VIDEO)

Delo.autor

E kërcënon se do t’i thyejë televizorët kokës nëse e pengon për të parë ndeshjet e botërorit, gruaja padit burrin

Sadik.Autor

PANUCCI TEK ROMA? Flet Duka: Me seriozitetin që ka besoj se…

Delo.autor

Leave a Comment