Futboll La Liga Sport

FRIKË TEK BAYERN/ Real Madrid po përgatit ofertën për mbrojtësin gjerman

Spekulimet mbi të ardhmen e Jerome Boateng vazhdojnë. Sipas mediave spanjolle, mbrojtësi i Bayern Munich ka pasur kontakte me Real Madrid. Sipas Don Balon, Los Blancos janë gati të bëjnë çmos për të blerë Boateng.

Boateng, kontrata e të cilit skadon më 2021, pas refuzimit të transferimit të Leonardo Bonucci-t, thuhet të jetë në krye të listës së dëshirave për prapavijën e madrilenëve. Në sezonin e ardhshëm 29-vjeçari mund të bëhet partneri i Sergio Ramos në qendër të mbrojtjes. Për momentin, atë pozicion e ka zënë Raphael Varane.

Boateng, i cili është eliminuar me Gjermaninë në fazën e grupeve, gjatë javësh tashmë përflitet për një largim nga Bavaria.

Klubi gjerman është gati të dëgjojë ofertat për mbrojtësin, këtë e ka konfirmuar shefi Karl-Heinz Rummenigge.

Related posts

Chelsea shfaq interes për sulmuesin e Lyonit

Sadik.Autor

E PAPRITUR/ Lionel Messi rikthehet në Barcelonë me bashkëshorten dhe fëmijët e tij

F.autor

KONFLIKT ME TRAJNERIN E APOLONISË/ Sulmuesi Gjata: Ne funksionojmë si grup dhe nuk ka tradhtarë mes nesh

Delo.autor

Leave a Comment