Futboll Sport

Gashi protagonist te Kolorado, sulmuesi SHQIPTAR zgjidhet lojtari i ndeshjes

Pas përzgjedhjes të pak ditëve më parë ku u përfshi në formacionin më të mirë të javës, Shkëlzen Gashi vazhdon të koleksionojë vlerësime për paraqitjet në Major League Soccer amerikane.

Sulmuesi shqiptar u shpall lojtari më i mirë i Kolorado Rapids në humbjën 2-1 që skuadra e tij pësoi në shtëpi, përballë Siattle Sounders. I aktivizuar në formacionin titullar, pas kalimit të periudhës së vështirë të dëmtimeve, Gashi ishte si zakonisht një prej lojtarëve më aktivë të Kolorados, ndërsa provoi deri në fund të evitonte humbjen e ekipit.

Në minutat finale të sfidës, 29-vjeçari ishte edhe fare pranë golit të barazimit, por portieri kundërshtar bëri mrekullinë, duke shpëtuar portën e tij. Në fund të ndeshjes, Gashi u takua përzemërsisht me tifozët, ndërsa për televizionin e klubit të Kolorados deklaroi se “humbja erdhi për rrjedhojë të fatit të keq”, si edhe shprehu “keqardhje për faktin që nuk arriti të shënonte, edhe pse portieri kundërshtar meritonte komplimente”.

Related posts

Gattuso: “Dua një rikthim të madh nga ekipi i Milanit”

Q.Autor

Shoku i ekipit këshillon Paul Pogba si të dalë nga “kriza”!

Sadik.Autor

Golden State mund Cavaliers dhe prek titullin, Kevin Durant “magjik” (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment