Futboll Sport

JO VETË TOLISSO/ Bayern Munich siguron edhe një tjetër kampion bote

Benjamin Pavarad, i saposhpallur kampion bote me Francën, duket shumë pranë firmosjes së një marrëveshjeje me Bayern Munchen. Mbrojtësi i Stuttgart ishte një nga lojtarët më të spikatur në skuadrën e Didier Deschamps gjatë turneut rus duke fituar një vend titullari në të cilin shkëlqeu, duke shënuar edhe një gol fantastik kundër Argjentinës në 1/8-at.

Dhe siç ndodh pothuajse gjithmonë me lojtarët që luajnë në kampionatin gjerman, Bayern raportohet të ketë arritur një marrëveshje për 22-vjeçarin. Ai ka një klauzolë prej 35 milionë Eurosh që hyn në fuqi në fund të sezonit të ardhshëm dhe Bayern mendohet se e ka aktivizuar, për të garantuar lojtarin për sezonin 2019-2020.

Por mbetet ende e hapur mundësia që Bayern të paguajë një shumë më të lartë për të marrë që këtë verë lojtarin, duke parë atë që ai tregoi gjatë Botërorit. Stuttgart nuk ka bërë asnjë koment mbi situatën, por mediet gjermane raportojnë se dy klubet janë në bisedime edhe për një mundësi të tillë.

Vetrë trajneri i Bayern, Niko Kovac, ka ngurruar të flasë për lojtarin: “Nuk mund të them asgjë në lidhje me këtë temë sepse me transferimet merret Salihamidzic, por mund të garantoj vetëm se Pavard është një lojtar shumë i mirë”.

Të mërkurën, në lidhje me transferimin e mundshëm është shprehur edhe Pavard, i cili momentalisht po kalon disa ditë pushimi në vendlindjen e tij, Joumont. “Momentalisht jam lojtari i Stuttgart dhe jam i lumtur. Nuk e di ku do të luaj në të ardhmen”, tha ai.

Edhe pse te Stuttgart janë të dorëzuar për ta humbur lojtarin verën e ardhshme, drejtori i klubit Michael Reschke ka thënë disa herë që do të bëjë çmos për ta mbajtur edhe këtë vit francezin, qoftë edhe duke e shitur e më pas rimarrë në huazim për një sezon.

Gjithsesi, Pavard duket se është lojtar i Bayern tashmë dhe do t’i bashkohet atje shokut të skuadrës në kombëtare, Corentin Tolisso, i cili gjithashtu luan për bavarezët. Gjatë Botërorit ai u aktivizua si mbrojtës i djathtë, por për Stuttgartin ka luajtur si mbrojtës qendre, ndërsa ka dhënë kontribut disa herë edhe në mesfushë.

Related posts

Gareth Bale shënon golin e parë ndaj Villarrealit (VIDEO)

Sadik.Autor

PSG FITON NDAJ AMIENS/ Shënojnë Mbappe, Neymar dhe Icardi (VIDEO)

Delo.autor

Gjokën nuk e “ngop” barazimi me Flamurtarin, ja çfarë ka bërë së fundmi tekniku i Vllaznisë (FOTO)

Sadik.Autor

Leave a Comment