Futboll Seria A Sport

“DOJA TË STËRVITESHA ME TRAJNERIN CONTE”/ Nainggolan sqaron: Ja si më larguan nga Interi

Raxha Naingolan ishte një nga largimet e Interit këtë verë që çuditi dhe nuk la një shije të mirë. Belgu u rikthye te Kaljari dhe po vazhdon aventurën e re në Sardenjë. Gjatë një interviste për “Corriere Dello Sport”, mesfushori belg, sqaroi largimin e tij nga Roma dhe Interi, madje foli dhe për Konten.

Largimi nga Interi? “Ata ishin të qartë me mua dhe unë i vlerësoj njerëzit që flasin përballë. Ata më thirrën në fillim dhe më thanë që nuk bëj pjesë në planet e tyre. Ishte Oriali ai që ma tha, Marrota kurrë nuk më foli. Pastaj ishte Konte ai që më sqaroi se ishte një zgjedhje për motive jo futbollistike. Një faj ndodhta mund ta kem, por vizioni im për jetën nuk është ai i lojtarit tipik”.

Ndeshja me Interin?  “Do të dëshiroja të dëshmoja se ata bënë gabim, por jo vetëm për këtë ndeshje, por edhe gjithë kampionatin”.

antonio konte

Konte? “Unë u përpoqa të bëja Konten të ndryshonte mendje. Unë mora pjesë në turne, i dhashë të gjitha, por nuk ia dola. Do të kisha dashur të stërvitesha prej tij, do ta humbas si përvojë, por pranoj zgjedhjen e tij”.

Largimi nga Roma? “Ju mendoni se Di Françesko ishte dakord me Monkin që të largohesha? Jo, sepse  Di Françesko më telefonoj tani që ishte te Sampdoria dhe më tha të dua me vete, dhe se mund të argëtoheshim. Monki e pa që puna në Itali nuk i shkoi mirë dhe nuk ishte bota e tij. Te Sevija është i fortë dhe ndaj firmosi aty”.

Related posts

EURO 2020/ Zhbllokohet Italia, Jorginho ndëshkon grekët (VIDEO)

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Opsion i ri për mbrojtjen, Milani hedh sytë nga skuadra e Serisë B për talentin…

Delo.autor

LIVE/ “Halili e ka fajin për Tiranën”: Ish-misi zbulon votën që vuri në siklet… (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment