Futboll Seria A Sport

U transferua tek Pescara/ Memushaj pritet me entuziazëm nga klubi italian

Rikthimi i Ledian Memushajt tek Pescara është pritur me entuziazëm të jashtëzakonshëm në klub. Pavarësisht se mosha nuk është në favorin e fantazistit kuqezi, duket se cilësitë e vlonjatit kanë bindur mbi të gjithë trajnerin e delfinëve, Giuseppe Pillon, që shfaqet i karikuar dhe plot besim mbi afrimet e bëra. Madje ai e cilëson 31-vjeçarin një garanci në rrugëtimin e Pescarës drejt ngjitjes në Serinë A. Në një intervistë për mediat lokale Pillon bëri të ditur se ishte i karikuar për startin e sezonit, duke nënvizuar se situata në skuadër është brenda logjikës.

“Memushajn e njoh shumë mirë dhe mund të them se është një garanci për ne,” – u shpreh timonieri i Pescaras, që theksoi se mezi po pret momentin e fillimit të përgatitjeve. Fjalët e trajnerit janë një vlerësim i jashtëzakonshëm për vlonjatin, që vjen pas një sezoni huazimi te Benevento në Serinë A. Ata ritakohen pas një aventure të shkurtër te Carpi në sezonin 2013-2014. Me fanellën e Pescaras fantazisti kuqezi ka luajtur edhe më parë si në Serinë B dhe në A, ndërkohë që në sezonin 2015-2016 ka arritur majën kur shënoi dhe 11 gola në 32 ndeshje në B. Trajneri Pillon sheh te Memushaj jo vetëm cilësitë e tij të padiskutueshme, por edhe njeriun me eksperiencën e duhur për të udhëhequr skuadrën drejt objektivit për rikthimin në elitë, pas një sezoni, deri diku zhgënjyes, që u mbyll me vendin e 17-të.

Related posts

Festa e titullit, Skënderbeu përgatit dekor special për 23 majin

Sadik.Autor

EURO 2020/ “Çmenden” në festë Shqipëtarët, Cikalleshi u jep frymëmarrje kuqezinjve. Ja goli (VIDEO)

Delo.autor

“AI DONTE TË LARGOHEJ…”/ Sezoni i dobët i Bale, mesfushori Kroos tregon prapaskenën me uellsianin

Delo.autor

Leave a Comment