Futboll Sport

BEFASON IBRA: Nuk e mbyll KARRIERËN në Amerikë, kam një ofertë nga EKIPI I ZEMRËS

Ylli suedez Zlatan Ibrahimovic po mendon ta mbyllë karrierën në atdhe, duke larguar kështu mundësinë e tërheqjes nga futbolli në Amerikë, ku ka një kontratë dy-vjeçare me LA Galaxy.

“Nuk ia kam mbyllur derën askujt. Më mungon ende një trofe”, tha 36-vjeçari në një bisedë me gazetarin suedez Alex Schulman, i cili natyrisht e ka pyetur për një kthim të mundshëm në Suedi, ndoshta ku ka nisur karrierën, te Malmo.

Për sulmuesin legjendar, i cili ka luajtur 116 ndeshje me kombëtaren dhe ka shënuar 500 gola në karrierë, kthimi në Malmo nuk është utopi: “Vetëm Malmo. Dhe Malmo do fitojë titullin. Kam marrë një ofertë, ata më duan sërish dhe duan që ta mbyll karrierën atje”, shtoi Ibra.

Related posts

Lamtumirë Barcelona, Iniesta befason me klubin e ri

Sadik.Autor

Kukësi-Laçi, antagonizmi vazhdon, synohet finalja e Kupës

Sadik.Autor

NGA IBRA TEK BISEDA ME PIOLIN/ Brahim Diaz: Dua titullin, Championsi s’na mjafton. Ja pse zgjodha Milanin…

Delo.autor

Leave a Comment