Futboll La Liga Sport

I PAZËVËNDËSUESHËM/ Xavi ka lënë një boshllëk prej 300 milionë eurosh tek Barcelona

Barcelona fillon të shohë gjithnjë e më shumë atë epokë të artë, kur Xavi bënte “regjizorin” në fushë, në të cilën jo vetëm që fitonte thuajse çdo titull, por ishte referim si model me stilin e lojës.
Është e vërtetë se trajnerët që kanë kaluar nëpër stolin e “Camp Nou” kanë modifikuar mjaft gjëra, por, gjithashtu, qëndron hipoteza se sa Xavi ishte në ekip, u garantua një “vulë identiteti”, që i dha vazhdimësi stilit të Barçës.

Kanë kaluar tre vjet nga largimi i tij për në Katar dhe Barcelona nuk ka arritur të “shërohet”. Titujt kanë vazhduar të mbërrijnë, si më parë, por loja e prodhuar nga katalanasit nuk është më e tillë, që bie menjëherë në dashuri me të, si më parë. Barcelona nuk është më ajo që luan futbollin më të mirë, edhe nëse ka një Leo Messi, që eklipson gjithçka.

Ivan Rakitiç, i cili erdhi për të ndarë dhomën e zhveshjes me Xavi, në sezonin e tij të fundit, është bërë një lloj pasardhësi i ish-kapitenit, të paktën në vizatim. Në të vërtetë, kroati është një profil shumë i ndryshëm nga ai i Xavi Hernandez. Në këto tri sezone, Barcelona ka punuar shumë për të gjetur futbollistë në treg, të cilët mund të mbushin boshllëkun e lënë nga Xavi, por nuk ia ka dalë dot.

Për këtë duhet të shtojmë hendekun e krijuar nga largimi i Andrés Iniesta për në Japoni, i cili e detyron klubin katalanas që të dyfishojë përpjekjet në kërkim të mesfushorëve me stilin e Barçës. Deri më tani, përpjekja nga ana e sekretariatit teknik katalanas për të mbushur boshllëkun e lënë nga Xavi nuk ka qenë e papërfillshme.

Kjo përpjekje, nga vera e vitit 2015, ka kushtuar 265.25 milionë euro. Fjala është për afrime lojtarësh të ndryshëm, por që s’e kanë zëvendësuar dot Xavi. I fundit që ka mbërritur është Arthur Melo, të cilin shumë njerëz kanë guxuar ta krahasojnë me Xavi për stilin e tij të lojës, aftësinë për të asistuar dhe tendencën e tij për futbollin.

Përveç kësaj, klubi siguron që nuk do të jetë lojtari i fundit për të mbërritur. Po punohet që të mbyllet punësimi i një mesfushori tjetër për këtë verë. Disa emra tingëllojnë, edhe pse ato që pëlqehen më shumë janë Adrien Rabiot dhe Frenkie de Jong. Situata e të parit duket e komplikuar, duke pasur parasysh pozicionin e PSG, që të mos e shesë mesfushorin francez, ndërsa e të dytit është diçka më e përballueshme.

Në çdo rast, siç është merkatoja, ajo që duket e qartë është se ai që vjen nuk do të kushtojë më pak se 30 milionë, që do të thotë se investimi i Barcelonës për mesfushorë, që nga viti 2015, do të ishte rreth 300 milionë euro. Shumë e jashtëzakonshme për të gjetur zëvendësuesin e Xavi, kërkim i cili ende vazhdon.

Në lidhje me gjashtë lojtarët, që kanë ardhur në këtë kohë për këtë rol (Arda Turan, André Gomes, Denis Suarez, Paulinho, Coutinho dhe Arthur Melo), askush nuk ka mundur të bëjë që të harrohet Xavi. Performuesit më të mirë kanë qenë Paulinho dhe Coutinho, por as ata nuk kanë një profil të ngjashëm me atë të katalanasve.

Related posts

TUNDOHET ZIDANE/ Vjen oferta e papritur për francezin nga REKORDMENËT EUROPIAN

Isa.Autor

LAJM I MADH VJEN NGA BARCELONA/ Messi me shokë urdhërohen të kthejnë makinat, ja arsyeja

Delo.autor

“EURO 2020″/ Ndeshje dramatike, Gjermania ndan pikët me Hungarinë dhe kualifikohet në fazën tjetër

Delo.autor

Leave a Comment