Futboll Sport

ISHTE PRANË LARGIMIT/ Trajneri Tuchel tregon planin që ka për Neymar…

Trajneri i ri i Paris SG, Thomas Tuchel, nuk është i shqetësuar nga fakti se do të përballet me “personalitet të mëdha” brenda ekipit të tij dhe është i gatshëm të ndihmojë Neymar të harrojë zhgënjimin e Kupës së Botës 2018.

44-vjeçari gjerman do të ketë në dispozicion futbollistin më të shtrenjtë të historisë së futbollit me synimin për të fituar Champions League, por në krah të tij do të jetë edhe kampioni i Botës, Kylian Mbappe, për të cilin flitet se nuk ka një marrëdhënie të mirë me “yllin” brazilian.

Megjithatë, Tuchel këmbëngul: “Me përvojën që kam unë, futbollistët e mëdhenj janë ata me të cilët mund të punohet më lehtë dhe me karakter më të përshtatshëm me ekipin, sepse ata duan të jenë gjithmonë në majë dhe të fitojnë trofe.”

Në prag të miqësores kundër Arsenal për “International Champions Cup” në Singapor, Tuchel shtoi: “Unë dua të rikthej te futbollistët e mi entuziazmin që kanë pasur kur ishin gjashtë vjeç me një top futbolli vraponin në plazhe apo rrugicat e lagjes. Ai entuziazëm të çon drejt suksesit. Të gjithë ata duhet të shijojnë futbollin, sepse kështu japin më të mirën e vetes.”

Në fund, Tuchel tha: “Dua ta ndihmoj Neymar të harrojë mërzitjen për eliminim në Botëror dhe jam i bindur se ai është një nga futbollistët më të mirë në qarkullim.”

Related posts

21-VJEÇARI MENDON PËR TË ARDHMEN/ Mbappe larg Parisit, dy gjigantët e Europës nisin garën

Delo.autor

Pas afrimit të bujshëm, tek Arsenali nisin rinovimet

Q.Autor

SKANDAL PARA NDESHJES NË FUSHË-KRUJË/ Skënderbeu kërkon Forca Speciale, ja çfarë ndodhi me lojtarët

Delo.autor

Leave a Comment