Futboll Sport

E LARGOI KUKËSI/ “Sirena” greke për Koliçin, vjen oferta nga Athina

Enea Koliçi ende nuk ka nënshkruar me asnjë klub, megjithatë një alternativë e rëndësishme për të vijuar karrierën, është kampionati grek i futbollit. Duke iu referuar mediave helene, klubi i Apollon Smirnis ka shfaqur interes për ish gardianin e Kukësit, i shtyrë edhe nga fakti se aktualisht në skuadrën greke ka vetëm një portier që mund të mbaj peshën, i cili është braziliani Handerson.

Bardheblutë e mbyllën sezonin në vendin e 14-të, në Superligën greke dhe po tentojnë të përforcohen. Aktualisht bisedimet me përfaqësuesin e Koliçit kanë nisur dhe ditët në vazhdim do të përcaktojnë nëse e ardhmja e 32-vjecarit do të jetë tek klubi nga Athina, aty ku aktivizohet edhe një tjetër shqiptar, Klodian Gino.

Koliçi e njeh mirë futbollin grek duke qenë se në të karrierën e tij është aktivizuar me Olimpiakos Volos, Iraklis, Odiseas Kordelos dhe Panserraikos. Gjithsesi për momentin asgjë nuk është vendosur teksa për gardianin pogradecar ka disa alternativa, njëra që të dërgon në ligën e dytë turke tek Afjet Afjonspor dhe tjetra në kampionatin shqiptar me ngjyrat e Skënderbeut.

Para një muaji gardiani zyrtarizoi divorcin me Kukësin, klub në të cilin u aktivizua për 3 vite duke fituar një kampionat, një kupë dhe një superkupë Shqipërie

Related posts

“KA DIÇKA TË LINDUR”/ Ish-lojtari Valdano: Ai do të bëhet një nga trajnerët më të mirë të historisë

Delo.autor

Bayern dyfishon shifrat Nurnbergut, Lewandowski shënon dopietën (VIDEO)

Isa.Autor

ZBULON NJË PRAPASKENË TË MERKATOS SË VERËS/ Agjenti i FIFA-s: Ylli Giroud ishte një hap larg kalimit tek klubi i madh…

Delo.autor

Leave a Comment