Futboll Premier League Sport

Joao Mario pranë kalimit te “parajsa portugeze” në Premier League

Inter kërkon me çdo kusht të shesë Joao Mario dhe Wolverhampton Wanderers mund të arrijë marrëveshjen brenda ditëve të ardhshme pasi lojtari refuzoi Bournemouth. Portugezi 25-vjeçar është blerë nga Sporting për 40 mln euro më 2016, por nuk ka arritur të bëjë asnjë impakt me Ziklatrit.

Ai është huazuar te West Ham fazën e dytë të sezonit të kaluar por klubi londinez nuk shfrytëzoi opsionin për ta blerë përfundimisht.

Tani beIN Sports pretendon se marrëveshja me Wolves është shumë pranë, teksa klubi i sapo ngjitur në Premier League po kthehet në një parajsë të vogël portugeze.

Joao Mario do të ishte portugezi i shtatë në skuadër, pa harruar edhe trajneri Nuno Espirito Santo.

Related posts

CHAMPIONS LEAGUE/ Manchester City mposht Gladbach, me një këmbë në fazën çerekfinale

Delo.autor

Shndërrimi i fanelave të 32 skuadrave të Botërorit (FOTO)

Sadik.Autor

LA LIGA/ Messi në “panik”, veç Iniestas mund të humbasë edhe një shok tjetër…

Sadik.Autor

Leave a Comment