Futboll Kombëtarja Shqipëri Sport

“BETEJA” LIGJORE ME PANUCCIN DHE OBJEKTIVI ME REJAN/ Zbulon Duka: Ai më hidhëroi, synoj kualifikimin në…

Presidenti i FSHF-së Armand Duka dha intervistë për median italiane të futbollit “Gazzetta dello Sport”, ku foli për dinastinë e trajnerëvë italianë në krye të kombëtares kuqezi, marrëdhënien me ish-teknikun Panuçi, legjionarët në Itali, objektivat e ardhshme të Shqipërisë në futboll, etj.

armand duka
Kreu i futbollit shqiptar vlerësoi maksimalisht aftësitë e teknikëve të vendit fqinj, ndërsa veçon se De Biazi konsiderohet një hero për kualifikimin historik të Shqipërisë në EURO 2016, ndërsa zhgënjim i la Kristian Panuçi.

Nga Dosena te Edi Reja dinastia e trajnerëve italianë në krye të kombëtares së Shqipërisë po vazhdon.

shqiperia kombetarja

Trajnerët italianë janë të suksesshëm kudo, e tregon historia. E nisa duke i besuar Dosenës, por la shumë pak gjëra. I dyti ishte De Biasi, i cili na dërgoi në kampionat europian për herë të parë. Për këtë mori nënshtetësinë shqiptare, konsiderohet një hero. Panuçi erdhi pas tij, ai ishte i vetmi që më zhgënjeu pak.

Në vazhdim të intervistës, presidenti i FSHF-së Armand Duka foli për objektivat e ardhshme të kombëtares së Shqipërisë si zhgënjimin prej kërkesës së ish-trajnerit të kombëtares sonë Kristian Panuçi për t’u paguar me 54 mijë € pas shkarkimit nga posti i teknikut të Shqipërisë.

Për “Gazzetta dello Sport”, Duka rrëfen bisedën me ish-futbollistin e Romës dhe kombëtares italiane, i cili nuk i kërkoi dëmshpërblim ditën që u shkarkua nga detyra e trajnerit të Shqipërisë. Ai shtoi se avokatët e tij po merren me çështjen në fjalë, ndërsa shton se ndihet i hidhëruar për sjelljen e Panuçit.

Shumë para për të mbyllur bashkëpunimin me të (Panuçin).

panucci-37jsmi0b6fag3ggekzz0g0

Nuk ishte krijuar një klimë e mirë. Vendosa ta zgjidhja për trajner të Shqipërisë për karakterin e fortë që ka treguar në fushën e lojës, e admiroja që kur e kam parë në televizor. Nuk kishte eksperiencë si trajner, por nuk e kushtëzova. Mendova se donte të ndihmonte Shqipërinë. Kur e takova më tha: ‘President, nëse ke vendosur të më largosh, nuk do të kërkoj asgjë’. Dhe tani kemi marrë një kërkesë për t’i shpërblimet pas shkarkimit. Avokatët po merren me çështjen. Nuk është çështje parash, por ndiej hidhërim.

Për sa i përket objektivave të ardhshme të kombëtares sonë, presidenti i FSHF-së Armand Duka tregon hapur ambicien e tij dhe të kombëtares kuqezi. Ai synon që Shqipëria të kualifikohet për kampionatin europian të 2024, ndërsa e konsideron tepër të vështirë kualifikimin në një kampionat botëror.

Çfarë synoni të arrini me Rejën?

duka rama reja
Reja është trajner me eksperiencë. Me të dhe stafin e tij teknik kemi një projekt me perspektivë. Kualifikimi në Kupën e Botës është i vështirë, synojmë të kualifikohemi për EURO 2024. Kjo është ëndrra ime.

Presidenti Duka, Kumbulla është xhevahiri i ri i futbollit shqiptar dhe kërkohet nga klube të mëdha (Napoli dhe Lacio). A mendoni se është gati për këtë hap në karrierë?

kumbulla-850x450

Kumbulla është një lojtar shqiptar me shumë perspektivë. Është 19-vjeç, po bën shumë te Verona, po rritet dhe është thirrur në kombëtare nga trajneri Reja, ku ka luajtur disa minuta. Është në rrugë në mbarë për t’u bërë një lojtar me emër. Ai i zoti në aspektin teknik dhe fizik dhe ka karakter të mirë. Te Verona është dhe Rrahmani. Ai ka luajtur më parë me ne, por vendosi të përfaqësonte Kosovën.

Bashkë me të janë dhe Strakosha i Lacios, Hysaj i Napolit dhe Gjimshiti i Atalantës.

Hysaj është kapiteni ynë, është lojtari më me eksperiencë, shpresoj të rifitojë sërish hapësirë te Napoli. Ka luajtuar pak me Ançelotin. Gjimshiti është lojtar i mirë, luan në Ligën e Kampioneve dhe nuk është pak për ne. Strakosha dhe Berisha janë të zotë, ata ia kanë të vështirë Rejës se kë duhet të zgjedhë si portierin e parë. Në Serinë kemi Veselin.

Tërmeti i 26 nëntorit shkatërroi atmosferën festive pas inagurimit të stadiumit të ri kombëtar, një simbol i rilindjes.

air-albania-1

Stadiumi i ri është gjëja më e bukur në Shqipëri për momentin, është shumë i rëndësishëm për ne. Në stadiumet e qyteteve të prekura nga tërmeti tani ka tenda. Të gjithë lojtarët e skuadrës tonë kombëtare kanë paguar për rikonstruksionet bashkë me shumë federata të tjera të futbollit. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit Gabriele Gravina reagoi menjëherë. Reja kontribuoi bashkë me Lacion. Me paratë grumbulluara ne do të ndërtojmë shtëpi të reja për njerëzit e prekur nga tërmeti. Në 10 janar do të luajmë një ndeshje bamirësie mes veteranëve të Shqipërisë me ata të Italisë, Greqisë dhe Turqisë. Paratë e grumbulluara nga kjo ndeshje do të shkojnë për bamirësi.

Related posts

LIVE/ Premier League: Mbyllet ndeshja Liverpool-Chelsea. Rezultati 0-1

Delo.autor

TRONDITET MILANI/ Me ardhjen e Bakayoko, ja kush do të LARGOHET nga kuqezinjtë

Isa.Autor

‘ÇMENDET’ Chelsea, ofron super mbrojtësin brazilian te Arsenali për Giroud

Q.Autor

Leave a Comment