Futboll Seria A Sport

Juventus-Bonucci/ Ja dy kushte bardhezi për rikthimin e mbrojtësit

Kthimi i Leonardo Bonucci te Juventusi merr formë. Ne ju kemi informuar për marrëveshjen me Milanin, por, pasi të gjitha marrëveshjet me kuqezinjtë do të pajtohen, do të duhet të vendosen disa gjëra me klubin e Juventusit.

Vetëm një vit më parë, Bonucci u largua nga Juventusi dhe jo në mënyrën më të mirë. Pastaj, një vit intensiv te Milani, me shumë “fishekë” dhe gol në stadiumin “Allianz”. Shumica dërrmuese e tifozëve të Juventusit, në fakt, nuk janë në favorin e rikthimit të mbrojtësit në bazë, por klubi bardhezi tani duket i gatshëm të vazhdojë deri në fund me negociatat.

Sipas “Tuttosport”, pas marrëveshjes mes Milanit dhe Juventusit, ka dy kushte të domosdoshme për rikthimin e Bonuccit në Torino. I pari lidhet me reduktimin e angazhimit bardhezi. Aktualisht, mbrojtësi fiton 8 milionë euro, plus bonuse, që e çojnë atë në një shifër prej gati 10 milionë euro. Te Juventusi ai duhet të bjerë nën nivelin e Higuain (7.5 milionë euro).

Kushti i dytë: të kërkojë falje ndaj tifozëve bardhezinj, me Marottën të gatshëm ta bëjë këtë gjë në emër të Bonucci. Nuk është ende i qartë pozicioni i mbrojtësit të Milanit në këtë rast. Kthimi i Bonuccit nuk paraqet asnjë problem për dhomën e zhveshjes së bardhezinjve, me Barzagli dhe Chiellini, të cilët vazhdojnë të jenë dy nga miqtë më të mirë të kapitenit aktual të kuqezinjve. Me këtë të fundit, ai kaloi një pjesë të pushimeve verore në Kanada.

Related posts

Perez humbet durimin, nis tratativat për Icardin

Q.Autor

E BUJSHME/ Siti luan “tenis” me Sauthemptonin, skuadra e Guardiolës e vetem në krye (VIDEO)

Isa.Autor

“IBRA ËSHTË I JASHTËZAKONSHËM”/ Çalhanoglu i mahnitur nga ylli suedez: Ja çfarë na këshillon

Delo.autor

Leave a Comment