Futboll Sport

SHPËRDORIM DETYRE DHE MASHTRIM/ Procedohet penalisht kreu i shoqatës së KF Erzenit e një anëtar (EMRAT)

Kryetari dhe anëtari i shoqatës së KF Erzenit, Marius Shahini dhe Fundim Dollaku, janë vendosur nën hetim me akuzë për shpërdorim detyre dhe kompetencash.

Sipas policisë, janë proceduar penalisht shtetasit Marius Shahini me detyrë kryetar i shoqatës së Erzenit, si dhe Fundim Dollaku, anëtar i së njëjtës shoqatë.

Procedimi i tyre ka nisur për akuzën e mashtrimit, shpërdorimit të kompetencave dhe të detyrës.

Për këta shtetas është bërë kallëzim nga ana e Drejtorisë së Shumë Sporteve në Bashkinë Shijak, se dyshohet që shtetasit Marius Shahini dhe Fundim Dollaku, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë shpërdoruar detyrën dhe kompetencat, duke përfaqësuar shoqatën e Klubit të Futbollit, në mbledhje dhe votime, pa lejen e drejtuesve të bashkisë Shijak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Shkallës së Parë Durrës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Related posts

TJETËR “KRYEVEPËR” NGA LA LIGA/ Argjentinasi vendos kandidaturën për çmimin “Puskas” (VIDEO)

Delo.autor

KAOS TOTAL/ Vetëm 4 pikë në 5 ndeshjet e fundit, Skënderbeu në krizë të thellë rezultatesh

Isa.Autor

LIVE/ Pjesë e parë katastrofike, Kombëtarja e Mustedanagiç pëson 4 gola (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment