Futboll Sport

Juventusi mendon seriozisht për mbrojtësin e Realit

Juventusi janë duke menduar për ta transferuar Marcelon nga Real Madridi, ka raportuar Sport Italia.
Klubi italian sapo transferoi Ronaldon nga Reali për shumën e 112 milionë eurove dhe mund ta ribashkojë portugezin me shokun e tij, transmeton Gazeta Express.

Thuhet se ka pasur tentime të tjera të Juventusit për Marcelo po sipas mediave italian priten tentime të tjera për t’i siguruar shërbimet e tij.

E gjitha varet nga situata e Alex Sandros, i cili kërkohet nga Manchester Unitedi dhe Chelsea dhe nëse largohet atëherë Marcelo mund të bëhet lojtar i Juventusit gjatë kësaj vere.

Real Madridi kërkon për mbrojtësin e krahut të majtë plot 50 milionë euro, i cili merr një pagë prej 11 milionë eurosh për stinor me një kontratë që i skadon në vitin 2022.

 

Related posts

“GARDIANI” NIS NJË AVENTURË TË RE/ Kapiteni i Atalantës i jep lamtumirën Berishës: Mirupafshim… (FOTO)

Delo.autor

CAS-i shpresa e madhe e Skënderbeut, pas dënimit 10 vjeçar që mori nga UEFA

Sadik.Autor

Europa League, Milan synon mrekullinë në Londër

Q.Autor

Leave a Comment