Sport

KAOS në Tour de France/ FERMERËT bllokojnë rrugën, POLICIA DËMTON çiklistët (FOTO)

Etapa e sotme e Tour De France u ndërpre për 16 minuta pasi grupi kryesor i çiklistëve u bllokua nga një protestë e fermerëve francezë. Ata hodhën në rrugë dengje me bar të thatë për të bllokuar garën ndërsa ndërhyrja e xhandarmërisë franceze me spray për sytë për të larguar protestuesit preku edhe çillistët, disa prej të cilëve patën nevojë për trajtim mjekësor.

Në fillim u mendua se protestuesit hodhën edhe pesticide në drejtm të sportistëve, por më pas u sqarua që incidenti ndodhi për shkak të reagimit të një polici. Por edhe pse gara vazhdoi shumë çiklistë u dukën të çoroditur dhe me sa raportojnë mediet franceze dhe britanike nuk iu janë dhënë detaje mbi incidentin.

Organizatorët e garës u ndalën kur kishin mbetur edhe 187 kilometra për të përshkuar dhe çiklistët u shpërndanë në të dy anët e rrugës. Mes çiklistëve të dëmtuar ishte edhe lideri i klasifikimit Geraint Thomas dhe kampioni i botës Peter Sagan.

Related posts

SERIE A/ Mbrojtësi rinovon kontratën me Milan deri në vitin 2022

Sadik.Autor

KORONAVIRUSI/ Formula 1 me plan rezervë për të shpëtuar sezonin

Delo.autor

REAL – LEGANES/ Benzema “zgjohet” nga gjumi dhe shënon një SUPERGOL (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment