Sport

SHQIPËRIA në kampionatin Botëror të RAFTING, rezultate SURPRIZUESE nga kuqezinjtë (FOTO)

Ndonëse në futboll kampionati Botëror duket ende disi larg për Shqipërinë, në një sport mjaft të veçantë si Rafting ne kemi arritur jo vetëm të marrim pjesë por edhe të lëmë shenjë me rezultatet e arritura.

Në Itali është zhvilluar së fundmi Kampionati Botëror i Rafting ku Shqipëria është përfaqësuar nga skuadra me emrin “Albanian Eagle”. Në të bënin pjesë Murat Mamurani si kapiten dhe sportistët Ergi Opingari, Ameda Kuqo, Edison Daja, Ali Spathara dhe Pirens Zhara të cilët garuan në kategoritë zbritje në lum me pengesa dhe në garat kokë më kokë për moshën deri 23 vjeç.

Rezultatet kanë qenë mjaft pozitive duke arritur edhe vendin e tretë në podium në disa gara, ku duhet marr këtu parasysh se kjo është një risi për sportin shqiptar në përgjithësi dhe për rafting në veçanti. Duhet thënë se Rafting po merr një zhvillim të madh në vendin tonë duke përfituar nga Kanionet e Osumit në jug të vendit që ofrojnë një reliev të përshtatshëm për zhvillimin e këtij sporti.

Related posts

U MPOSHTËN NGA CELTIC/ Shikoni gafën e rëndë të Valon Berishës që i shkaktoi humbjen Lazios (

Delo.autor

PIKA E TITULLIT/ Ja pse barazimi në derbi ishte si fitore për bardheblutë e Tiranës

Delo.autor

ZYRTARE/ Kontratë 2-vjeçare dhe rritje page, Pioli rinovon kontratën me Milanin

Delo.autor

Leave a Comment