Futboll La Liga Sport

Kina tenton Ronaldon, ofron shifrën e çmendur të 100 milionë eurove në sezon

Nuk jemi ende në finish, por në metrat e fundit të telenovelës “Ronaldo”, se cila do të jeta skuadra e tij e ardhshme. Divorci i sulmuesit portugez nga Real Madrid duket se do të zyrtarizohet javën e ardhshme dhe destinacioni i ardhshëm për 33-vjeçarin është Seria A, ku do të veshë fanellën e Juventusit. Bisedimet janë drejt përfundimit, pasi menxheri Mendez është duke disuktuar prej disa ditësh me drejtuesit e Juventusit dhe pritet vetëm “drita jeshile” nga ana e lojtarit, që në fund të hedhë firmën.

Por orët e fundit, mediat italiane kanë zbuluar se marrëveshja është shtyrë edhe për shkak se nga Kina ka mbërritur një ofertë e jashtëzakonshme, e padëgjuar më parë. Portugezit i është ofruar një shumë prej 100 milionë eurosh në sezon edhe pse ende nuk dihet se cila skuadër ka bërë këtë ofertë të çmendur, të paimagjinueshme. Por duket se sulmuesit portugez nuk i interesojnë shumë paratë, por trofetë dhe kërkon që këtë gjë ta bëjë në Europë, me Juventusin, që kërkon ta nxjerrë kampion të Europës.

Related posts

SKENARET E MBIJETESËS/ Asgjë ndryshe, si nuk do të kishte shpëtim direkt për Tiranën: Do duhej fitorja e Vorës ose Bylisit

F.autor

NUK NDALET TELENOVELA “WANDA-ICARDI”/ Ylli i PSG-së kaloi fundjavën me modelen argjentinase në hotelin… (FOTO)

Delo.autor

“NJË NGA VITET MË TË…”/ Manchester United bën bilancin, humbjet mbi 100 milionë të shpallura në 2020-21

Delo.autor

Leave a Comment