Sport Të tjera

Kosova përballet me Irlandën në gjysmëfinale të Evropianit U18

Përfaqësuesja Kosovës në basketboll U18 të shtunën do të përballet me Irlandën U18 në gjysmëfinale të Evropianit, divizioni C.

Këtë e bën të ditur përmes një postimi në Facebook FBK-ja.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, ndërsa biletat do të dalin në shitje në ora 12:00 te obelisku “NewBorn”.

Çmimi i biletës është 1 euro dhe bileta është ditore, ku mund të shikoni 4 ndeshje në ditë, duke përfshirë këtu edhe gjysmëfinalen tjetër Qipro-Monako.

 

Related posts

“Erë e mbarë” te Skënderbeu, “senatorët” gati të udhëheqin ekipin edhe sezonin tjetër

Isa.Autor

Milani në buzë greminës/ Miliarderi Li në telashe pas vendimit të UEFA-s

Isa.Autor

Barcelona mposht Tottenhamin në penallti (VIDEO)

Sadik.Autor

Leave a Comment