Sport Të tjera

Provat e lira në Hungari nën shenjën e Vettel, zhgënjen Mercedesi

Sebastian Vettel i ka mbyllur me kohën më të mirë provat e lira të ditës së premte në Formula 1 të vlefshme për Çmimin e Madh të Hungarisë.

Gjermani i Ferrarit e pilotoi makinën e tij me kohën 1 minutë 16 sekonda e 834 të mijtat duke regjistruar xhiron më të shpejtë në sesionin e dytë të provave të lira.

Menjëherë pas Vettel u pozicionuan dy pilotët e Red Bullit, Verstappen dhe Ricciardo me kohë relativisht shumë të kënaqshme.

4-ti u rendit Raikkonen. Jo mirë dy pilotët e Mercedes Hamilton e Bottas që u renditën në vendet 5 dhe 6 dhe kishin diferencë nga pilotët e kreut.

Related posts

PARALAJMËRON KLUBIN E BARCELONËS/ Pique: Nëse ndodh kjo, tërhiqem nga futbolli

Delo.autor

TË GJITHË TË “ÇMENDUR” PËR ISH-YLLIN E MILAN/ Pas Juventus futet në garë edhe klubi i madh…

Delo.autor

MOMENTE PANIKU/ Djaloshi që mbledh topat e tenisit bie pa ndjenja në turneun “Australian Open” (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment