Futboll Sport

KRYEQYTETASIT MARIN FORMË/ Tjetër afrim për Devollin, Kamza zyrtarizon Sadikun

Kamza po tregohet shumë aktive në merkato gjatë ditëve të fundit. Klubi nga periferia e kryeqytetit ka prezantuar pasditen e sotme afrimin e një tjetër futbollisti, ndërsa dalëngadalë po plotësohet organika në dispozicion të trajnerit Devolli.

Bëhet fjalë për mesfushorin kryeqytetas, Klevis Sadiku, që vjen pas një eksperience te Kukësi B, ku ka milituar që nga nëntori i 2016-ës.21-vjeçari ka nisur karrierën me para të rinjtë e Tiranës, ndërsa ka luajtur edhe me Partizanin U-19 dhe tani është gati për të bërë edhe hapin cilësor në Kategorinë Superiore.

Kamza ishte surpriza e sezonit të kaluar në Superiore, ku zhvilloi paraqitje mjaft të mira dhe arriti të sigurojë mbijetesën.Këtë sezon është ruajtur rreth 80% e grupit të futbollistëve dhe synohet sërish mbijetesa mes më të mirëve.

Related posts

VAZHDON TË SHKËLQEJË NË KAMPIONATIN TURK/ Çekiçi realizon një SUPER GOL ndaj Goztepe dhe vulos ndeshjen (VIDEO)

Delo.autor

E papritur/ Briken Çaljen nuk e lejojnë të marrë pjesë në Lojërat Mesdhetare

Sadik.Autor

EURO 2024/ Spikat Francë-Holandë, në fushë dhe rivalët e Shqipërisë. Mësoni ndeshjet e ditës së sotme

F.autor

Leave a Comment