Futboll La Liga Sport

Shpëtoi jetën e yllit të Barçës duke dhuruar mëlçinë, kushëriri i Abidal thyen heshtjen

Prokuroria kërkoi të hënën rihapjen e çështjes së Eric Abidal në mënyrë që të përcaktohet se kush ka qenë dhuruesi i mëlçisë për futbollistin francez. Versioni zyrtar i lëshuar nga FC Barcelona dhe vetë Abidal është se ishte kushëriri i tij që bëri dhurimin e organit, por përgjimet kanë zbuluar se Sandro Rosell pretendon që mëlçia është blerë. Ky fakt e ka vendosur dosjen në duart e drejtësisë. Deri tani, kushëriri i Abidal, i konsideruar në versionin zyrtar dhuruesi i organit, nuk kishte kurrë publikisht, por vendosi të thyejë heshtjen. Në një intervistë për median franceze “La Depeche” ai delaroi versionin e tij të fakteve.

“Nuk kam përfituar as një qindarkë, si mund të pyesni këtë gjë? Dhurova një organ për të shpëtuar një anëtar të familjes time. As që mendova përfitimin, ishte një veprim human, për të ndihmuar një kushëri të sëmurë. Do t’i përgjigjem të gjitha pyetjeve, nuk kam asgjë për të fshehur. Dua vetëm që të më lënë të qetë mua, mamanë, gruan dhe fëmijët e mi. Ishte i domosdoshëm një organ kompatibël. Asaj kohe të gjithë në familjen time u pyetën dhe mendoj se unë isha i fundit që u pyeta. Kjo ndodhi në pranverën e vitit 2012. Zbuluam se unë dhe Abidal kishim të njëjtin grup gjaku, ndaj dhe mund të përshtatej transplanti. Më pas iu nënshtruam analizave të tjera, çka konfirmuan se profili im përputhej me atë të Eric. Edhe një shok i tij ishte i përputhshëm, por mëlçia ime ishte më e madhe, dhe doktorët këmbëngulën që të merrte një pjesë të trupit tim”, tregoi dhuruesi i mëlçisë për transplantin që shpëtoi jetën e Abidal.

“Firmosa disa shkresa përpara një gjykatësi në Barcelonë. Gjithçka ishte transparente, operacioni u krye në prill. Kalova tre javë në spital dhe katër në Barcelonë. U riktheva në Lyon dhe rinisia jetën time normale. Në shtator u riktheva te fabrika ku punoj, fillimisht me kohë të reduktuar, më pas me kohë të plotë. Unë punoj për të njëjtën kompani, në fabrikë dhe organizoj turnet. Vazhdoj të ngas një Peugeot 406 dhe për të qenë shumë transparent, problemet e mia financiare i zgjidh vetëm me bashkëshorten time dhe me bankierin”, deklaroi i irrituar Gérard Armand, kushëriri i Abidal.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Ja mënyra si Neymar mund të transferohet drejt Real Madridit

Delo.autor

LIVE/ La Liga: Mbyllet ndeshja Eibar-Real Madrid. Rezultati 1-3

Delo.autor

Heynckes i kënaqur nga Bayern, gati për sfidën e kthimit në Champions

Q.Autor

Leave a Comment