Ndeshjet Live Sport

LIVE/ Mbyllet ndeshja Vllaznia-Laçi. Rezultati 0-0

Ka nisur sfida mes Vllaznisë dhe Laçit, e vlefshme për javën e 19-të të Kategorisë Superiore.

Të dyja skuadrat vijnë nga rezultatet pozitive dhe duan të vazhdojnë kështu. Trajneri i shkodranëve Jonuz ka hedhur në lojë formacionin më të mirë, duke aktivizuar në sulm Hristovin. Ndërkaq titullar do të jenë Shtubina, Lika dhe Hygor.

Nga ana tjetër, Cungu nuk ka në dispozicion Rapon, ndërsa në sulm për kurbinasit do të jenë: Teko, Greca dhe i përhershmi Nuabueze.

 

LIVE| VLLAZNIA – LAÇI 0-0

KOMENTI LIVE:

Mbyllet ndeshja

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

90′ Sidorenko provon me një gjuajtje, por tepër qëndore tentativa e sulmuesit.

80′ Tjetër mundësi shënimi për Vllazninë me Zogajn, që del i vetëm përballë Stazhillës, por ndalet nga ky i fundit.

79′ Pa fat shkodranët në këtë moment. Rasti më i mirë i ndeshjes, pas një harkimi nga e djathta e Gurishtës, Gilman Lika godet bukur me kokë, por topi ndalet nga shtylla, pas devijimit nga portieri Stazhilla.

73′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet nga fusha, Shtubina, vendin e tij e zë Sidorenko.

72′ Tjetër rast shënimi për Laçin, me anë të Xhixhës, i cili provon të mposhtë portierin Sherri, por pa sukses.

65′ Pranë golit Vllaznia me Shtubinën, gjuajtja e shkodranit ka përfunduar ngjitur me shtyllën.

64′ Tension në “Loro Boriçi”, nuk përmbahen tifozët vendas të cilët kanë lëshuar nga tribuna qëndore një shishet e ujit.

61′ Protestojnë shkodranë për prekje të topit me dorë nga ana e Domgjonit brenda zonës, por nuk është i këtij mendimi gjyqtari Kriden Meta.

58′ Pranë golit të parë Vllaznia me Malotën, i cili nuk arrin të devijojë topin drejt rrjetës, duke ngecur vetë te rrjeta e portës së së Stazhillës.

53′ Zëvendësim te Vllaznia, largohet nga fusha Hristov, vendin e tij e merr Zogaj.

46′ Starton pjesa e dytë, nuk ka zëvendësime.

45′ Akordohet 1 minutë shtesë.

41’ Përsëri Nuabueze mundohet të krijojë një mundësi të artë shënimi me një shpërthim në të djathtën, pasimi i tij në qendër nuk ndiqet nga asnjë nga shokët e skuadrës.

39′ Nuabueze shpërdoron një rast të artë i vetëm përballë portierit duke gjuajtur keq.

36′ Goditje këndi për Laçin, shfaqen të rrezikshëm kurbinasit me kapitenin Gjoni, por gjyqtari akordon pozicion jashtë loje.

32′ Vllaznia fiton goditjen e dytë nga këndi, kroson Hygor, por largojnë futbollistët e Laçit.

24’ Fangaj merr fundoren në të djathtën, nis sferën drejt Nuabueze në qendër por Adili largon topin.

22′ Pranë golit Laçi me Grecën, i cili provon me një gjuajtje të rrezikshme me të brendshmen, por topi shkon ngjitur me shtyllën.

14’ Shkodranët përgjigjen me një aksion ku Hristov e Hygor mundohen të gjejnë hapësirë për të gjuajtur në portë nga e majta, por topi devijohet në këndore nga mbrojtësit e Laçit.

11′ Nuabueze shpërthen nga e djathta, futet në zonë, por vendimtare ndërhyrja e Renato Malotës që largon rrezikun në këndore.

5′ Shkodranët më kërkues në këto minuta të para, duke ushtruar presion të vazhdueshëm në zonën e Laçit.

1′ Ka nisur sfida!

Related posts

82% triumfues, ja pse Lionel Messi është zotëria i finaleve

Sadik.Autor

Një tjetër lojtar nga Superiorja përfundon në Belgjikë, mesfushori konfimon “divorcin” me durrsakët

Sadik.Autor

“EL CLASSICO”/ Valverde: Ja detyra jonë. E dimë që Reali…

bora.autor

Leave a Comment