Futboll Seria A Sport

“LUFTA” PËR NJË VEND NË CHAMPIONS/ Barazim pikësh, si Juventus ia kalon Milanit. Ja skenari…

Ka vetëm një shans që Juventusi ta kalojë Milanin në klasifikim edhe nëse e mbyllin sezonin me pikë të barabarta, ndonëse në ndeshjet direkte “Djalli” është në avantazh ndaj “Zonjës” (3-1 dhe 3-0).

Kleçka është nëse në fund e mbyllin të tria me pikë të barabarta (78): Juve, Milan dhe Atalanta. Në këtë rast, Milani ia kalon Juves, Juvja ia kalon Atalantës dhe kjo e fundit ia kalon Milanit (sepse i bie ta kenë mundur në ndeshjen e fundit për të dalë të tria me 78 pikë).

Po çfarë ndodh në këtë rast? Kalohet nga pika e rregullores në duelet direkte te golavarazhi i përgjithshëm. Në këtë moment Atalanta e ka +51, Juvja +35, ndërsa Milani +31. Për t’u realizuar ky skenar, duhet që edhe Napoli t’i ketë fituar ndeshjet e mbetura dhe të arrijë në kuotën e 79 pikëve.

Related posts

LIGA E KOMBEVE/ KOSOVA do fitoren me Maltën në “vullkanin Fadil Vokrri”

Isa.Autor

ROMA DHE LAZIO DËSHTOJNË/ De Ketelaere “ngjallet” me Atalanta

F.autor

“MOS JE ÇMENDUR GJË?” Mesazhi i gruas së Gerd Muller për bomberin Lewandowski

Delo.autor

Leave a Comment