Futboll Premier League Sport

Mane me kontratë të re/ Liverpool “çimenton” tridentin e frikshëm sulmues

Drejtuesit e Liverpool besojnë se do të jenë në gjendje ta lidhin me kushte të freskëta kontraktuale sulmuesin Sadio Mane në javët e ardhshme, raporton “Mirror”. “Reds” tashmë kanë mbyllur rinovimet me Mohamed Salah dhe Roberto Firmino, të cilët gjenden nën kontrata të reja afatgjata, deri në vitin 2023.

Kontrata e tanishme e Mane zgjat deri më 2021, por Liverpool dëshiron ta shpërblejë atë me një marrëveshje të re, pas dy sezoneve mjaft pozitive në “Anfield”. Kujtojmë se Mane u bashkua me Liverpool nga Southampton për 30 milionë paundë, në vitin 2016.

Sulmuesi në fjalë shënoi 20 gola në sezonin e kaluar. Me Salah, Firmino dhe Mane, Liverpool ka një nga sulmet më të frikshme në Europë, edhe pse humbi Philippe Coutinho, i cili u shit te Barcelona për 142 milionë paundë, në janar.

Related posts

GRANADA-BARCELONA/ Pas një SUPER ASIST nga Dembele, ylli Griezmann ndëshkon për “Katalanasit” (VIDEO)

Delo.autor

E BUJSHME NGA ITALIA/ Milan nxjerr në shitje Suson, ja dy klubet që interesohen

Delo.autor

MILAN ËNDËRRON VLAHOVIC/ Tare e kërkon falas, takohet me agjentin e serbit

F.autor

Leave a Comment