Futboll Premier League Sport

Nuk është Higuain/ Ja top-sulmuesi që kërkon Sarri te Chelsea

Robert Lewandowski është objektivi kryesor i trajnerit të ri të Chelsea, Maurizio Sarri, për sulmin e bluve të Londrës, njofton “Daily Star”. Në fakt, gjatë gjithë verës është përfolur për ish-lojtarin e Sarrit te Napoli, Gonzalo Higuain, se mund të transferohet në “Stamford Bridge”, por kjo pistë duket se nuk është parësore për londinezët.

Megjithatë, Bayern Munich mbetet i vendosur të mos e shesë sulmuesin e vet kryesor, pavarësisht nga interesimi i klubit të Londrës dhe Real Madridi. Vetë polaku e ka lënë të kuptohet qartë se është i prirur për një eksperiencë të re, duke mos ndier më mbështetjen e drejtuesve në “Allianz Arena”.

“Blues” u kanë mbetur vetëm nëntë ditë për ta bindur Bayern Munich për t’ua shitur Lewandowskin, para mbylljes së merkatos së kësaj vere në Premier League.

Related posts

FUTBOLLISTI SHQIPTAR LUAN NË ZVICËR/ Benjamin Kololli kërkohet nga klubi i Serie A…

Delo.autor

EFEKTI RONALDO/ Nxiti fansat e CR7, Irina Shayk humbi 11 milionë ndjekës në 24 orë (FOTO)

Delo.autor

UEFA përcakton arbitrat, Kukësi do të gjykohet nga gjyqtarë kroatë

Isa.Autor

Leave a Comment