Futboll Sport

Marcus Berg “thumbon” Ibrahimoviç: Ka dy vite, që Suedia luan shumë mirë

Sulmuesi suedez, Marcus Berg, i cili arriti me shokët e tij të kalojë në çerekfinale të Kupës së Botës së Rusisë, duke mundur 1-0 Zvicrën në 1/8 finale, tha për “EFE” se skandinavët kanë mësuar të luajnë pa sulmuesin Zlatan Ibrahimovic dhe janë duke bërë mirë në këtë turne.

Berg, i datëlindjes 1986, është sulmuesi titullar i Suedisë, pas pensionimit ndërkombëtar të Zlatan. “Unë mendoj se kemi luajtur shumë mirë në dy vitet e fundit, pa Ibrahimovic. Ai është lojtari më i mirë që kemi pasur në Suedi, por kemi mësuar të luajmë edhe pa të. Mendoj se kemi bërë mirë, por duhet të vazhdojmë në të njëjtën mënyrë. E kemi merituar kualifikimin në çerekfinale.

Ndaj Zvicrës ishte një lojë e vështirë. Kundërshtari pati shumë posedim topi, por në fund ia kemi dalë të fitojmë. Shumë thonë se dimë vetëm të mbrohemi. Ne kemi planin tonë. Tani do të përpiqemi për të arritur një nivel të ri në çerekfinale. Ndaj Anglisë do të jetë një ndeshje e vështirë, por jemi me shpresë dhe besoj se mund të bëjmë diçka pozitive”.

Related posts

Kevin De Bruyne mbron Guardiolën: Yaya Toure nuk ishte mjaft i përshtatshëm

Sadik.Autor

ISH-TRAJNERI I ANDERLECHTIT/ Besnik Hasi zbulon ofertat e shumta që ka paturë mes tyre dhe nga Serie A

Delo.autor

IBRA FUNDOS RONALDON/ E kemi të qartë tani se është PEREZ ai që LUFTON me MESSIN

Isa.Autor

Leave a Comment