Futboll Premier League Sport

KURIOZITET/ARBITËRI ANGLEZ ia kalon me SHPEJTËSI SALAH dhe MANE (VIDEO)

Salah dhe Mane janë të pakapshëm në sprint? Pothuajse! Dy sulmuesit në dispozicion të Jurgen Klopp janë me të vërtetë si dy “raketa”, këtë e tregoi edhe minuta e 92-të në ndeshjen e fundit kundër Crystal Palace, ku shënuan me kundërsulm golin e dytë për Liverpool, që nisi nga një goditje nga këndi për kundërshtarin.

Askush nuk mundi t’i arrijë, por me ritmin e tyre ka vrapuar edhe Michael Oliver. Një shpetësi mbresëlënëse e gjyqtarit, edhe pse ishim në kohën shtesë.

Një sprintier fantastik, që e shoqëroi aksionin deri në fund, duke vrapuar me të njëjtën shpejtësi si Salah apo Mane.

Oliver u bë i famshëm me penalltinë e dhënë në favor të Real Madrid, kundër Juventus, në minutën e fundit të gjysmëfinales në Champions League, duke shkaktuar protestat e bujshme të Buffon, i cili u ndëshkua me karton të kuq.

Por kjo video në “Twitter” tregon përse anglezët e konsiderojnë si një nga “xhaketat e zeza” më të mira në qarkullim…

Related posts

Griezmann kërkon shumë para, ngecin bisedimet

Q.Autor

Francë-Argjentinë/ Gazeta L’Équipe paralajmëron Argjentinën dhe Messin: Nuk kalon!

Isa.Autor

SHORTI I EUROPA LEAGUE/ Atalanta përballë “aspirinave” të Leverkusen, Barcelona shihet favorit. Ja të gjitha sfidat…

Delo.autor

Leave a Comment