Futboll La Liga Sport

Merkato surprizë: Perez hap negociatat për 24 orët e fundit më këtë futbollist…

Florentino Perez ka një plan. Presidenti i Real Madrid është i përfshirë në një situatë të vështirë për të afruar lojtarë të rinj gjatë kësaj merkatoje. Katër emra sulmuesish janë lakuar prej disa muajsh në merkaton e “Los Blancos”. Fillimisht sulmuesi i Paris Saint Germain, Neymar, së dyti, Harry Kane i Tottenham, së treti Eden Hazard i Chelseas, së katërti Robert Lewandowski i Bayern Munchen dhe së fundmi, talenti 19-vjeçar i PSG-së, Kylian Mbappe.

Emri i këtij të fundit është përfolur më së shumti pas përformancës së tij fantastike që bëri me kombëtaren e tij, Francën në Kampionatin Botëror që u zhvillua në Rusi. Sulmuesi i ri u shpall kampion me përfaqësuesen e ‘Gjelave’ për të parën herë dhe u vlerësua gjithashtu me çmimin “Lojtari më i mirë i ri” i këtij turneu.

Mirëpo, Perez duket se është i fokusuar te transferimi i Robert Lewandowskit, i cili ka shprehur dëshirën për t’u larguar nga “Allianz Arena”. Siç shkruan “Don Balon”, presidenti i madrilenëve ka hapur negociatat me gjigantët bavarezë për transferimin e polakut 24 orët e fundit, për 90 milionë euro, duke përfshirë edhe James Rodriguez.

Related posts

9 kandidatët për të zëvendësuar Wengerin

Sadik.Autor

TALENTI BRAZILIAN I FLAMENGOS/ Shihni super talentin 12-vjeçar që po çmend gjithë botën e futbollit (VIDEO)

Delo.autor

TRIUMFON ME GOLEADË/ Real Madrid “shpartallon” Fenerbahce në “Audi Cup”

Delo.autor

Leave a Comment